Pavarësisht ofertave të majme nga Arabia Saudite, Raphinha ka refuzuar gjithçka dhe dëshiron vetëm qëndrimin te Barcelona.

Sulmuesi brazilian ke vendosur që të mos i vazhdojë bisedimet me arabët.

Qendrimi i brazilianit ka qenë mjaft i qartë. Ai u ka thënë klubeve të interesuara nga Arabia Saudite që plani i tij është të qëndrojë te Barça dhe është i fokusuar plotësisht te spanjollët.

Kujtojmë që 27 vjeçari është pjesë e Barcelonës që prej vitit 2022. Asokohe, katalanasit shpenzuan 58 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian i cili ishte pjesë e Leeds United.