Skënderbeu kërkon portierin e Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç. Kjo gjë ka dalë në skenë ditët e fundit teksa ka mbërritur edhe oferta që presidenti I Skënderbeut Agim Zeqo I ka bërë kryebashkiakut-president të Vllaznisë Lorenc Luka, për kalimin në Korçë të portierit malazez që luan për kuqeblutë Miroslav Vujadinoviç.
“Më jepni këtë portier, jam gati t’u japë çfarë të doni”-mësohet t’I ketë thënë “bosi” I korçarëve kryetarit të Bashkisë së Shkodrës. Afrimi I një portieri për provë këto ditë tek Skënderbeu, po nxjerr në skenë dëshirën e drejtuesve të tij për të gjetur një tjetër portier dhe objektivi I parë ka qenë natyrisht Vujadinoviç. Kjo ofertë për këtë portier, ka dalë në skenë ditët e fundit. Malazezi ka qenë në listën e trajnerit Vata për ta larguar nga skuadra fillimisht. Në vend të tij kishte piketuar marrjen e Hoxhës nga Kastrioti ose Moçkës nga Flamurtari. Kur është diskutuar kjo gjë me presidentin Luka, sigurisht që ky I fundit nuk mund ta lejonte një gjë të tillë. “Kemi portierin më të mirë në Shqipëri dhe ta largojmë atë nga skuadra do ishte një budallallëk. Ma ka kërkuar presidenti I Skënderbeut ta marrë me çfarëdo çmimi dhe nuk ia kam dhënë dhe ta largojmë vetë, do ishte një gabim fatal”-mësohet të jetë shprehur Luka. Ndërkohë, burime pranë klubi shkodran bëjnë të ditur se drejtuesit e tij nuk kanë ndër mend ta largojnë atë madje po tentojnë që tani rinovimin edhe për sezonin e ardhshëm. Vetë Vujadinoviç ka shprehur dëshirën që të ndodhë kështu dhe pritet që kjo gjë të konkretizohet ditët e ardhshme.Në adresë të portierit ka ardhur edhe një tjetër ofertë shumë e rëndësishme nga skuadra e Flamurtarit, drejtuesit e së cilës kërkojnë ta kenë në skuadër atë megjithatë shkodranët nuk kanë ndër mend ta lëshojnë dhe prandaj ai mbrëmë ka udhëtuar drejt Ulqinit për të filluar stërvitjen me kuqeblutë.
www.shkodrasport.com