Sezoni i portierit shqiptar Thomas Strakosha që luan në kampionatin italian të Seria A, ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të rëndësishme në Europë.

Liverpool dhe Bayer Leverkusen raportohet të jenë në gjurmët e portierit që mbron edhe portën e përfaqësueses së Shqipërisë, por presidenti i bardhekaltërve Lotito nuk ka asnjë qëllim që ta shesë shqiptarin, të paktën jo për më pak se 40 milionë euro.

Ndërkohë, vetë babai i portierit të talentuar, ish-legjenda e portës kuqezi Fotaq Strakosha, ka bërë me dije se dëshira e Thomas është të qëndrojë te Lazio, aty ku ndihet i lumtur.

Duke evituar komentet në lidhje me ofertat Foto Strakosha ka do të jetë klubi i Lazios që do të vendosë për të ardhmen e portierit./telesport/