Liga e Arabisë ka tërhequr vëmendje botërore me blerjen e yjeve nga fusha e blertë. Pas Kristiano Ronaldos, Karim Benzema ishte “guri” i rëndë që zbarkojë në Lindjen e Mesme.
Pra disa ditësh u përfol se “tentakulat” e shikëve arab kishin arritur deri tek Bajerni, konkretisht blerjen e Tomas Mulerit. Dje “Bild” zbuloi detaje të reja, duke shtura se 33-vjeçarit i është ofruar kontratë 3-vjeçare me një rrogë 30-40 milionë euro në sezon.
“Plakushi” nga Mynih nuk e ka menduar gjatë përgjigjen, refuzimin kategorik. Enigma e kësaj “meseleje” përkon me emrin e ekpit. Futbollisti me numër “25” në tempullin e bavarezëve ka kontratë me kampiontë e Bundelsigës deri në verën e vitit 2024 dhe hipoteza e zhvendosjes fillojë të lakohej së tepërmi në javët e fundit të muajt maj.
Nuk dihet nëse Myler do të vazhdojë të djerësisë më fanellën e Bajernit pas verës së ardhshme. Ai e ka ceku shpesh herë se dëshiron ti var këpucët në gozh si lojtar me skuadrën ekzistuese, ndonëse pa dhënë periudhë fikse se ku mund të ndodh.