Klubet kineze duket se janë lodhur duke ofruar vetëm shuma parash të çmendura për të bindur lojtarët.
Tianjin Quanjin ka menduar një ofertë edhe më tunduese për yllin e Barcelonës, Andres Inesta.
Ky ekip është treguar i gatshëm të blejë edhe plot 2 milionë shishe verë të prodhuar nga kompania “Bodega Iniesta de Manchauala” që është nën pronësinë e mesfushorit të Barcelonës, i cili që nga 2010 është edhe prodhues vere.
Ata ka menduar të përfshijnë në kontratë një klauzolë, që i garanton blerjen e plot 2 milionë shisheve nga marka e tij, për të rritur shanset që të sigurojë shërbimet e 33-vjeçarit.
Kjo do të jetë vetëm bonus, sepse përveç kësaj ata kanë menduar edhe një rrogë prej milionë eurosh në vit për spanjollin.