Ofertë e pazakontë për një futbollist, i cili ende nuk e ka mbyllur karrierën. Sulmuesi Alexandre Pato, rreth tre javë pasi është larguar nga Sao Paulo, ka marrë një propozim nga televizioni brazilian SBT.
Ata e duan ish-futbollistin e Milanit si ekspertin e tyre televiziv për ndeshjet e Copa Libertadores. Pato duhet të komentojë ndeshjet gjatë kohës që është lojtar i lirë.
Sigurisht bëhet fjalë për vetëm disa ndeshje, pasi së shpejti sulmuesi do të nënshkruajë me klubin e ri.
Ja qe ndodh edhe keshtu dhe ne fakt per Paton eshte mire sepse jo vetem qe nuk do te qendroje pushim por edhe sepse do te kete disa te ardhura me shume ne numrin e tij te llogarise.