“Olimpic Shkodra FC” po i jep doren e fundit pergatitjeve per startin e kampionatit dhe ndeshjen e pare qe do te zhvillojne pikerisht diten e diele ndaj ekipit te Klosit. Ndonese disi me vonese, por gjerat kane shkuar pergjithesisht mire gjate kesaj periudhe.

Nderkohe per te pare edhe njehere gjendjen e skuadres ne prag te ketij takimi, stafi teknik diten e djeshme ka zhvilluar edhe nje ndeshje miqesore te fundit teksa eshte vene perballe ekipit Vllaznia U19, me takimin qe eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Duhet thene se “Olimpic Shkodra” kete here ka bere nje paraqitje shume me te mire nga ndeshjet e meparshme, edhe ngaqe skuadra ka qene me e kompletuar kete here, por edhe ajo ka nisur tashme te marre formen dhe pergatitjet e duhura. Megjithate 90 minuteshi i kesaj miqesore eshte mbyllur ne barazim 2-2.

Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 1-0 ne favor te Vllaznia U19 me golin e shenuar nga futbollisti Hoxha. Ne fillimin e pjeses se dyte ka qene sulmuesi egjiptian Kareem Khalil i cili ka barazuar shifrat. Pak minuta me vone do te ishin te rinjte e Vllaznise qe do te shenonin edhe golin e dyte, kete here me autor Emanuel Currin, por Khalil serish ka barazuar.

Te pakten nga sa eshte pare ne kete miqesore, duket se “Olimpic Shkodra” ka gjetur sulmuesin e duhur. Kareem Khalil eshte vetem 22 vjeç dhe sezonin e kaluar ka qene pjese e klubit “El Gouna” ne Egjipt. Te dhenat e tij dukeshin te mira, megjithate do te jene ndeshjet e kampionatit qe do te tregojne cilesite e tij te verteta./www.shkodrasport.com/

Karem Hesham Khalil