Ndonese ndaj kundershtarit me te forte, kane bere paraqitjen e tyre me te mire dhe si rrjedhoje kane marre edhe pergezimet e drejtuesve te klubit. E kemi fjalen per futbollistet e “Olimpic Shkodra” te cilet diten e djeshme jane mundur me rezultatin 0-1 nga “Partizani B”.
Por pavaresisht se kjo ishte humbja e katert ne po kaq ndeshje te luajtura, drejtuesit e klubit kenaqen kur shohin progresin e skuadres e cila nuk pati kohen e mjaftueshme ne dispozicion per t’u pergatitur mire per kampionatin, ngaqe u krijua vetem pak dite para nisjes se tij.
Humbjet ndaj Klosit (1-2), Himares (1-3) dhe Eagle Football (3-7) treguan se skuadra nuk ishte ne lartesine e duhur, megjithate ndaj Partizanit B gjerat ishin krejt ndryshe dhe te kuqte e drejtuar nga Renato Kalari kane fituar me shume veshtiresi.
Pikerisht per kete, klubi “Olimpic Shkodra” permes nje statusi ne rrjetet sociale ka falenderuar lojtaret duke u shprehur se bashke me ta po ndertohet diçka e madhe. Se çfare eshte “diçka e madhe” kjo mbetet per t’u pare.
“Ekip, dua t’ju them sa krenar është klubi për punën e palodhur dhe përkushtimin që keni treguar të gjithë. Secili prej jush dha maksimumin, dhe është e qartë sa shumë zemër kemi si ekip. Pavarësisht rezultatit, përpjekja dhe puna juaj në grup janë ato që dallojnë vërtet. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku—po ndërtojmë diçka të madhe!
Punë e shkëlqyer sot, ekip! Puna juaj e palodhur dhe vendosmëria juaj dhanë rezultat. Vazhdoni të ecni përpara dhe ta ndërtoni këtë moment! Krenar që jam pjesë e këtij udhëtimi me ju të gjithë!”- shkruhet ne faqen zyrtare te klubit “Olimpic Shkodra FC”.