“Olimpic Shkodra FC” peson humbjen e katert rradhazi ne kampionat, por duhet thene se e sotmja ka qene me dinjitozja sepse eshte pesuar ndaj njerit prej ekipeve me te mira te kampionatit, “Partizani B” dhe per me teper me vetem nje gol diference.

Takimi i luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te “Kompleksit Zmijani” ne Shkoder ka dhuruar rezultatin 1-0 ne favor te te kuqve, por duhet thene se ka qene nje takim i shoqeruar me nje rivalitet te forte dhe mbase shkodranet e drejtuar nga trajneri Raine mund te kishin merituar edhe diçka me shume.

“Olimpic” e kishte vleresuar maksimalisht kete sfide dhe kjo u pa qe ne fillimin e ndeshjes. Nje mbrojtje e kujdesshme dhe nje sulm i shpejte me Khalil, e kane vene jo pak ne veshtiresi kundershtarin. Si rrjedhoje pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.

Ne fillimin e se dytes, pikerisht ne minuten e 55-te do te vinte edhe goli i vetem i ndeshjes, shenuar nga futbollisti Jatta per Partizanin B. Vendasit duke mos u pajtuar me disavantazhin e kerkuan barazimin deri ne fund por me kot. Per me teper qe ata nga minuta e 74-te kane mbetur me nje futbollist me pak ne fushen e lojes si rrjedhoje e daljes me karton te kuq te Currajt.

Perfundimisht 1-0 per “Partizani B” dhe “Olimpic Shkodra” peson humbjen e rradhes, megjithate ndeshja e sotme tregoi se gjerat po marrin rrugen e duhur dhe ne ndeshjet e ardhshme do te shohim nje skuader me te forte ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje nuk do te mungojne edhe rezultatet pozitive./www.shkodrasport.com/