“Olimpic Shkodra FC” e ka nisur me humbje kampionatin e kategorise se trete ku do te marre pjese ne sezonin e ri. Pavaresisht se ka luajtur ne shtepi dhe pavaresisht se ka shenuar i pari, ai ne fund eshte mundur me rezultatin 1-2 nga ekipi i Klosit.
Kjo ndeshje eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen e kompleksit sportiv “Zmijani” dhe pritej me interes sepse kane qene te shumte sportdashesit qe kane dashur ta shohin ate dhe prezantimin e “Olimpic Shkodra” ne kete ndeshje te pare. Por ne fakt, ai ka zhgenjyer me paraqitjen e tij.
Ekipi shkodran ka fituar nje 11-metersh qe ne minuten e 17-te dhe ate e ka marre persiper ta godase sulmuesi Khalil. Gjuajtja e tij nga pika e bardhe eshte pritur nga portieri kundershtar, por topi i kthyer eshte goditur serish nga Khalih dhe kete here ai ka perfunduar ne rrjete.
Pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 1-0 te “Olimpic Shkodra”. Ne fillimin e pjeses se dyte ka qene ekipi i Klosit qe ka arritur te barazonte shifrat me ane te futbollistit Kurbneshi ne minuten e 49-te. Nje gol qe ne fakt nuk pritej nga vendasit, megjithate ata jane munduar te reagojne.
Nderkohe ne minuten e 58-te Llaveshi do te ndeshkohej me karton te kuq nga ana e arbitrit te ndeshjes dhe si rrjedhoje Klosi do te mbeste me nje futbollist me pak ne fushen e lojes. Kur pritej qe “Olimpic” te perfitonte nga superioriteti numeri, ne fakt ndodh e kunderta. Ne minuten e 69-te do te ishte futbollisti Koka qe do te shenonte edhe golin e dyte per miqte.
Ne minutat e mbetura, pavaresisht perpjekjeve te vendasve nuk do te kishte gol tjeter dhe si rrjedhoje, i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren 2-1 ne favor te ekipit te Klosit. “Olimpic Shkodra” ne kete menyre e nis me humbje dhe kjo gje mund t’i kushtoje jo pak ne ndeshjet e tjera./www.shkodrasport.com/