Kampionati i kategorise se trete ka startuar diten e sotme dhe sfida e pare ka qene ajo ne mes Partizani B dhe Shirokes, e mbyllur me fitoren e paster 4-0 te se pares. Nderkohe neser do te luhen ndeshjet e tjera, ku vemendja do te jete e perqendruar tek sfida qe do te luhet ne Shkoder.
Behet fjale per ate ne mes “Olimpic Shkodra” dhe Klosit. Takimi do te luhet ne fushen e kompleksit sportiv “Zmijani” qe do te jete edhe “shtepia” e zgjedhur nga ky ekip per t’i luajtur ndeshjet e tij kete sezon.
Nga sa behet e ditur, ky takim do te startoje ne oren 14:30 dhe sigurisht qe synimi i skuadres se drejtuar nga trajneri Raine Anton Amokrane do te jete nje fillim i mbare i kampionatit me fitore.
Kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse ne rradhe te pare skuadra nuk ka patur kohen e mjaftueshme per t’u pergatitur per kete sfide ngaqe eshte krijuar disi me vonese dhe se dyti, nuk kane asnje informacion ne lidhje me kundershtarin me te cilin do te ndeshen neser.
Pavaresisht te gjitha ketyre gjerave, “Olimpic Shkodra” do te beje çmos per ta fituar kete ndeshje sepse ka ne rradhet e saj disa lojtare me pervoje, te cilet padyshim qe duhet ta zgjidhin ndeshjen ne favorin e tyre./www.shkodrasport.com/