Nje start kampionati shume i veshtire dhe njekohesisht per me rezultate shume te dobeta eshte ky aktuali per ekipin e krijuar vetem pak kohe me pare. Behet fjale per “Olimpic Shkodra FC” e cila kete fundjave ka pesuar humbjen e peste rradhazi ne po aq takime te luajtura dhe si rrjedhoje mban vendin e fundit ne renditje.
Pas javes se peste te kampionatit, “Olimpic Shkodra” nuk ka arritur te grumbulloje ende asnje pike sepse i ka humbur te pese ndeshjes, nderkohe qe edhe golaverazhi i saj eshte negativ, me 6 gola te shenuar dhe 17 te pesuar.
Ne ndeshjen e fundit ndaj ekipit te Bulqizes, luajtur ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, djemte e drejtuar nga trajneri Raine jane mundur me rezultatin 1-4. Bulqizaket kane shenuar tre here me ane te Murrjes (2 gola) dhe Mziut dhe pas tyre, per shkodranet do te shenonte Khalil me 11-metersh ne minuten e 69-te.
Ky gol krijoi premisat se diçka do te ndryshonte ne vazhdim por nuk do te ndodhte keshtu sepse Bulqiza do te shenonte edhe golin e katert me autor Liken ne minuten e 77-te dhe ketu do te mbyllej gjithçka me fitoren e tyre 4-1.
Megjithate drejtuesit e “Olimpic” duket se nuk do te ndalen ketu nga pretendimet e tyre dhe si rrjedhoje pas ndeshjes do te shkruanin keshtu ne faqen e tyre zyrtare: ““Ne nuk do të ndalemi së luftuari. Olimpic Shkodra, zemrat tona janë me ju në çdo hap!”/www.shkodrasport.com/