Kane ardhur ne Shqiperi jo thjesht per te krijuar nje ekip futbolli dhe per te marre pjese ne kategorine e trete, por per te pare shume me larg. E kemi fjalen per drejtuesit e “Olimpic Shkodra” te cilet mesa duket kane plane shume afatgjate per zhvillimin e futbollisteve te rinj.
Pikerisht ne kete kontekst duket se ka filluar edhe puna dhe planet jane qe veren e ardhshme te zhvillojne ne Shkoder ne turne veror per lojtaret e Akademive nga e gjithe Bota.
Nje gje e tille eshte biseduar dhe diskutuar me nje nga personat qe ka lidhje me Akademite me te medha te Egjiptit. Ky eshte njoftimi i dhene nga vete klubi me qender ne Shkoder permes faqes se tij zyrtare ku shkruan:
“Presidenti Anwar Altohami i KF Olimpik Shkodër finalizoi sot një marrëveshje me C. Remah Abouzeid për disa nga akademitë më të mëdha në Egjipt! Ky shënon një hap të rëndësishëm në misionin tonë për të zhvilluar talentet e rinj dhe për të rritur aftësitë e tyre.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Olimpic Shkodra FC po punon për zgjerimin e shtrirjes së saj, me plane për t’u lidhur me akademi të vendeve të tjera. Qëndroni të azhurnuar për përditësimet ndërsa përgatitemi për të organizuar një Turne Veror në Shkodër për lojtarët e akademive nga e gjithë bota! E ardhmja është e ndritshme për futbollin e të rinjve – le ta ndërtojmë atë së bashku!”