Në ndeshjen e djeshme ndaj Besëlidhjes, mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë Olsi Gocaj nuk ka qenë në fushën e lojës. Madje as në stolin e rezervave. Arsyeja pse ka ndodhur kështu mësohet të jetë një problem shëndetësor që ka ndjerë në stërvitje një ditë para kësaj ndeshje.
Ai ka qëndruar në Shkodër duke filluar terapinë për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, ndonëse i duhet të mendojë edhe për diçka tjetër.
Themi kështu sepse pikërisht sot, Gocaj ka ditëlindjen. Ai feston 29 vjetorin e lindjes dhe për këtë arsye, do t’i duhet që këtë përvjetor ta kalojë bashkë me familjarët dhe të dashurit e tij.
Ky futbollist është nga ata që ka një kontribut gati 10 vjeçar me Vllazninë duke qenë një nga lojtarët e kontigjentit aktual të kësaj skuadre që ka luajtur më shumë me të./shkodrasport.com/
Ja karriera e Olsi Gocaj përmes shifrave:
2006- 2009 Akademia VLLAZNIA
2007- 2008 KF VLLAZNIA 1 ndeshje- 0 gola
2008- 2010 KF KASTRIOTI
2010- 2011 KF VLLAZNIA 27 ndeshje- 2 gola
2011- 2012 KF VLLAZNIA 24 ndeshje- 2 gola
2012- 2013 KF KASTRIOTI
2013- 2014 KF VLLAZNIA 22 ndeshje- 0 gola
2014- 2015 KF VLLAZNIA 33 ndeshje- 2 gola
2015- 2016 KF LAÇI
2016- 2017 KF VLLAZNIA 33 ndeshje- 1 gol
2017- 2018 KF VLLAZNIA 33 ndeshje- 2 gola