Flamurtari pa trajner, por vazhdon të bëj afrime në merkato. Sot klubi vlonjat ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit shkodran Olsi Gocaj. Lojtari nuk pranoi të ishte në provë te Vllaznia dhe për këtë arsye është larguar duke gjetur akordin me Flamurtarin.
Në Vlorë duket një situat absurde pasi trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori Pollozhani janë larguar nga skuadra kur duhen dhe më pak se dy javë nga starti i Superligës.
Megjithate Olsi Gocaj ka preferuar qe te mos qendroje me pushim dhe pas “mbylljes se dyerve” nga Vllaznia, vendosi te luante ne Vlore me Flamurtarin. Gjate karrieres se tij perveçse me Vllaznine, ka provuar te luaje dhe jashte Shkodres ne dy raste, pikerisht me Kastriotin dhe me Laçin.
Ndersa kete here do te shkoje me larg, per te luajtur me Flamurtarin ne sezonin e ri futbollistik.