Denime, pezullime, rikthime dhe ne fund, loje e gola. Victor Da Silva ka treguar edhe njehere tjeter se eshte nje lojtar i rendesishem per Partizanin, megjithate drejtuesit e tij i kane kujtuar se duhet te jete korrekt me pozicionin ne skuader.

Ka qene drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama i cili në një intervistë për mediat është ndalur edhe tek çështja “Da Silva”. Rama shprehet se futbollisti është aset i klubit por ai duhet të vihet në shërbim të skuadrës.

“Situata me Da Silvën është diçka krejt tjetër. Ai është trajtuar sipas rregullave të klubit, me një bashkërendim me trajnerin dhe drejtorin sportiv. Da Silva është aset i Partizanit, të gjithë e njohin dhe e vlerësojnë, duke nisur nga unë, por që të jetë ai lojtar që i duhet vërtet Partizanit, duhet të vihet në shërbim të skuadrës.

Pastaj skuadra do të vihet në shërbim të Da Silvës. Ai është djalë shumë i mirë, por limiti i tij është vetvetja dhe fati i Partizanit është ky limit, sepse përndryshe Da Silva do të ishte në një kampionat më të mirë se i yni.

Ekipi vjen përpara individit edhe në momentet delikate. Ne kemi humbur diçka nga cilësitë e Da Silvës në ato ndeshje, por shpresoj të kemi fituar shumë nga ana morale, ku të gjithë lojtarët të kenë kuptuar se te Partizani nuk ka individë, por ekip”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/