Përveç trajnerëve, pas ndeshjes derbi ndaj Tiranës të fituar 2-1 nga Partizani, dha mendimin e tij edhe drejtori i të kuqve, Olsi Rama.

“Çfarë do të thotë kjo fitore, pasi kishit edhe mungesa? Më vjen mirë që pas fitoreve të kombëtares, “Air Albania” u mbush plot. Kjo fitore është për djemtë, për stafin dhe tifozët.

Pankina e Partizanit? Presidenti Demi është i qetë në këtë drejtim. Stafi ka marrë drejtimin e skuadrës. Me lojën që bënë sot treguan se ata kanë bërë një punë të mirë. Kjo formulë e kampionatit me “Play-Off” na bën që të mos bëjmë gjëra të nxituara.

Kush ishte çelësi i suksesit? Mendoj se Partizani ishte i përgatitur mirë dhe ka qëndruar i ekuilibruar gjatë gjithë kohës. Tirana ka lojtarë me cilësi dhe krijuan shanset e tyre. Mendoj atë që them gjithmonë, ekipi luajti dhe sakrifikoi për të marrë rezultatin pozitiv.

Dëmtimi i Sotës? Situata me qendërmbrojtësin tonë është e tillë, kemi dhe dy lojtarë të tjerë të dëmtuar. Sota është lojtar me eksperiencë dhe bën gjithmonë punën e tij”. – tha ai.