Pas përfundimit të ndeshjes ka zbritur nga tribuna VIP në dhomat e zhveshjes dhe më pas në pistën e stadiumit, për të përgëzuar stafin teknik por edhe futbollistët për fitoren ndaj Vllaznisë.

Njëkohësisht drejtori i Partizanit Olsi Rama ka dhënë edhe një intervistë për mediat teksa është shprehur i lumtur për suksesin në “Loro Boriçi”. Ja si është shprehur ai:

Një fitore e rëndësishme për ju kjo në Shkodër?

Normalisht që është një fitore me shumë rëndësi për ne. Për më tepër ishte fitorja ime e parë në krye të Partizanit në Shkodër, në një stadium që ishte i mbushur pavarësisht se unë prisja që të ishin edhe më shumë tifozë. Më vjen mirë edhe për Vllazninë që është këtu ku është se është një skuadër shumë e mirë këtë sezon.

E mendonit fitoren para takimit apo edhe me një barazim mund të ishit i kënaqur?

Sigurisht që ne kishim ardhur për tre pikë. Pastaj sesi do të shkonte ndeshja kjo është punë tjetër. Ishte një gre pikësh që me të vërtetë na ka kënaqur shumë në këto momente.

Mendoni se e meritoj Partizani fitoren?

Partizani për mendimin tim duhet të bëj përsëri më shumë. Duhet që të ishte më bindës në këtë fitore dhe që të duartrokitet nga çdo publik. Ishet një fitore e çmuar por e munduar përsëri e them se duhet që të kishim bërë më të mirën në fushën e lojës.


Biseduat diçka me Voltana Ademin?

Jo e përshëndeta atë dhe po ashtu edhe drejtorin sportiv që ishte në tribunën VIP. Në sport nuk bëhet fjalë për poltikë.


Mund të quhet trepikësh kthese për Partizanin?

Tre pikësh shumë i rëndësishëm në këtë moment. Ne kërkojmë lojë dhe pikë dhe të gjejmë qetësinë e renditjes. Çdo trepikësh të ndihmon që të shkosh përpara.

© shkodrasport.com