Partizani-Vllaznia u mbyll në barazim pa gola 0-0. Një ndeshje me shumë raste për shënim, por në fund ekipet ndan nga një pikë. Ky takim prodhoi gjithashtu edhe dy kartona të kuq, Bitri për Partizanin dhe Krymi për Vllazninë.
Gjatë prononcimit të trajnerit Daja për “Gol pas Goli”, ndërhyri edhe drejtori sportiv I Partizanit, Olsi Rama. Sipas Ramës, gjytari gaboi duke ndëshkuar Bitrin me të kuq, por duhet të ndëshkonte vetëm Krymin.
“E pash edhe gjatë ndeshjes dhe shikoj e këtu, Bitri e prek nga koka për të mos rënë në tokë, ndërsa lojtari I Vllaznisë e godet, ndërsa Bitri i vë dorën për të u rrëzuar.
Nuk e kuptoj se çfarë bëjnë këtë arbitrat. Ma konfirmoi edhe lojtari vetë që nuk dëshironte të rrëzohej, por Krymi është agreziv dhe Bitri është pasiv”, u shpreh Rama./newsport/