Sa hap e mbyll sytë, portieri shkodran Olti Bishani, është larguar nës mënyrë të papritur nga skuadra e Tërbunit të Pukës, që militon në kategorinë e dytë, për t’u bërë pjesë e Adës së Velipojës, në kategorinë e parë. Nuk dihen arsyet e largimit të tij në këtë mënyrë, por ai nuk është paraqitur ditën e mërkurë, në Pukë, për takimin e Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut, dhe më pas është mësuar se presidenti i velipojakëve Alfred Pjetri e ka bindur atë për t’iu bashkuar Adës, me të cilën u aktivizua gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Megjithatë nuk dihet nëse do të arrijë presidenti Pjetri ta federojë me ekipin e tij, Bishanin, pasi kampionati i kategorisë së parë ka tre javë, që ka startuar, ku edhe janë mbyllur federimet. Ndërsa aryeja tjetër thuhet, gjithnjë sipas zërave pranë drejtuesve të Tërbunit, se Bishani, në momentin që ka rënë dakort me presidentin e pukjanëve Petrit Syla, ky i fundit i ka dhënë në dorë një shumë prej 2 milion lekësh të vjetra, ndërkohë që ka marrë edhe një rrogë mujore 500 mijë lekësh të vjetra, që tani duhet t’i kthejë nëse do të luajë me Adën e Velipojës, e më pas nëse e pranon FSHF-ja një federim të tillë.