Apolonia e Fierit eshte kthyer ne nje “strehe” per futbollistet shkodrane. Gjithe keto vitet e fundit pjese e kesaj skuadre kane qene lojtare nga qyteti verior te cilet kane gjetur veten aty.

Ne sezonin e kaluar pjese e saj kane qene mbrojtesi dhe kapiteni Serjan Repaj si dhe sulmuesi Erald Maksuti. Por atyre u eshte shtuar ditet e fundit edhe nje tjeter futbollist shkodran. Behet fjale per 19 vjeçarin Omer Repaj.

Futbollisti i dale nga Akademia Vllaznia dhe qe ne sezonin e kaluar ka luajtur me ekipet U19 dhe U21, prej disa ditesh eshte ne stervitje me Apolonine dhe do te jete pjese e saj ne sezonin e ri. Ai mberriti ne Fier ne Ooët e fundit të merkatos së verës kur fieraket synonin vazhdimisht kompletimin e skuadrës në ato vende ku ka pasur dhe vijonte të kishte ende mangësi.

Mbrojtësi Omer Repaj konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen. Ishte ky reparti ku fierakët kishin më shumë nevojë. Futbollisti 19-vjeçar, me origjinë nga Shkodra, mbërriti pasditen e djeshme në Fier dhe nga sot do të nisë stërvitjen. Për ndeshjen e radhës me Kukësin në kampionat, ndoshta mund të jetë vetëm në stol. Fierakët po kërkonin me ngulm një mbrojtës dhe Omer Repaj u bashkohet Ndubuisit dhe Serjan Repajt në këtë sektor, por edhe anësorit Asllanaj në ndonjë rast të veçantë.