Lionel Messi në vetvete është një gjë aq e mirë, sa e tërë skuadra e Real Madridit. Ylli i Barcelonës hapi rezultatin e ndeshjes për të tijtë në ndeshjen e radhës të La Liga-s, të dielën, ndërsa mundën Getafen 2-1. Ky ishte goli i 16-të i yllit argjentinas në këtë sezon.
Po t’u shtosh atyre edhe 10 asiste, që 31-vjeçari i ka regjistruar tashmë, po në këtë sezon, Messi ka qenë i përfshirë në 26 gola të Barcelonës. Ky numër është më i madh se golat e shënuar nga e gjithë skuadra e Real Madridit, këtë sezon.
Karim Benzema është golashënuesi kryesor i “Los Blancos” në La Liga, me shtatë gola. Gareth Bales dhe Sergio Ramos vijnë pas francezit, me nga katër gola secili. Mbrojtësi brazilian, Marcelo, ka shënuar 2 gola, ndërsa bashkëlojtari i tij 18-vjeçar, Vinicius Junior, i cili u transferua nga Flamengo në “Bernabeu” kohët e fundit, për 40 milionë euro, e ka gjetur rrugën e rrjetës një herë.
Numrat e golave të shënuar në total tregojnë qartë se çfarë sezoni tronditës po kalojnë kampionët europianë, edhe pas shkarkimit të Julen Lopetegui. Edhe me trajnerin Solari, gjërat nuk kanë marrë për mirë. Gropa e lënë nga largimi i “makinës së golave”, Cristiano Ronaldo, jo vetëm është e pakompensueshme, por ka prishur tërë ekulibrat finalizues të të bardhëve.
Real Madridi humbi 2-0 në shtëpi, ndaj Real Sociedad, të dielën, e cila ishte humbja e gjashtë në kampionat për këtë sezon, duke mbetur dhjetë pikë prapa liderëve të Barcelonës që kryeson renditjen e La Liga-s aktualisht. Gjigantët spanjollë duken të dëshpëruar për të korrigjuar shënjestrën para portave kundërshtare, me marrjen e “fëmijës” së Manchester City, Brahim Diaz.
Pas dështimit të verës së kaluar, Reali do të shtyjë përsëri për Eden Hazard të Chelsea, i cili nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për të luajtur një ditë me gjigandët spanjollë./telesport/