Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është pranë transferimit te Valencia. Sipas medieve iberike, Bardhi do të zëvendësojë kapitenin Dani Pareho, i cili pritet të largohet nga “Mestalla” këtë verë. Nga Valencia do të largohen disa lojtarë dhe pritet të vijnë të tjerë, përfshirë edhe Bardhin, i cili ka treguar një nivel shumë të lartë këtë sezon me Levanten.

Siç mësohet, tratativat janë në një faze mjaft të avancuar dhe së shpejti pritet të kemi “tym të bardhë” në lidhje me suksesin e këtij operacioni. Levante e vlerëson fantazistin 20 milionë euro dhe Valencia po shtyn të ulë sa më shumë vlerën e këtij transferimi.

Për shërbimet e Bardhit ka interes edhe nga Arsenali, por duket se e ardhmja e tij do të jetë te Valencia, pasi skuadra nga “Mestalla” është treguar më konkrete dhe këmbëngulëse për shërbimet e 25-vjecarit shqiptar nga Shkupi. Bardhi ka luajtur në 30 ndeshje për Levanten në kampionat këtë sezon dhe ka arritur të shënojë 7 gola dhe të dhurojë 2 asiste. /vipsport/