Ne pamundesi per t’iu bashkuar kombetares per dy ndeshjet e marsit ndaj Anglise dhe Andores, Mario Mitaj e ka shfrytezuar kete periudhe per t’iu nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale ne menyre qe te heqe perfundimisht qafe problemet qe e kane shqetesuar kohet e fundit ne muskujt e barkut.

Stafi mjekesor i Ah Ittihad kishte bere çmos per ta kaluar pa nderhyrje kete situate, por Mitaj e provoi te luante ne ndeshjen e fundit ne kampionat, por u detyrua te kerkonte nderrim ne fundin e pjeses se pare sepse ka ndjere shqetesime serish.

Ne keto rrethana, zgjidhja me e mire ka qene nderhyrja kirurgjikale dhe ajo eshte bere diten e djeshme ne nje nga spitalet me te mira te Londres ne Angli. Burime prane lojtarit bejne te ditur se gjithçka ka shkuar mire dhe mjeket kane dhene sigurine se shume shpejt lojtari do te rikthehet ne gjendjen e tij me te mire.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se Mario Mitaj pritet te rikthehet serish ne fushe per te luajtur ne fundin e muajit prill sepse periudha e rikuperimit dhe e marrjes se formes shkon diku tek 45 ditet. Mungesa e tij si per kombetaren shqiptare ashtu edhe per Al Ittihad eshte shume e rendesishme megjithate rruges ka edhe pengesa te tilla, por e rendesishme eshte te kalohen me sukses.(www.shkodrasport.com)