Një lajm jo i mirë ka ardhur sot për trajnerin Max Allegri dhe për tifozët e Juventusit. Mesfushori kolumbian Juan Cuadrado është operuar sot në gjurin e majtë, i dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit që bardhezinjtë luajtën në Champions League, ndaj Young Boys.

Terapia kurative që i ishte nënshtruar lojtari ditët e fundit, me shpresën që të evitonte ndërhyrjen kirirgjikale, nuk dha efekt, ndaj operacioni ishte i paevitueshëm. Ai u krye sot në Barcelonë, nga doktor Cugat dhe nën mbikqyrjen e stafit mjekësor të bardhezinjve.

Përmes një komunikate për mediat, Juventus sqaron se ndërhyrja kirurgjikale shkoi mjaft mirë dhe se lojtari, pas disa ditësh, do të nisë periudhën e rehabilitimit. Por lajmi i keq është se kolumbiani do të mungojë deri në fund të marsit, pasi do të qëndrojë të paktën 3 muaj pushim./telesport/