Dje u luajt ndeshja, per te mos thene me e rendesishmja e javes se 26-te ajo mes Vllaznise dhe Partizanit qe u mbyll me shifrat e barabarta 0-0. Pritshmerite para ndeshjes ishin te medha ku shpresohej se Vllaznia do merrte 3 piket por gjithçka i’u drejtua nje barazimi pa gola.
Por a ishte i drejte ky rezultat? Une mendoj se po. Ne opinionin tim mund te them se Vllaznia dhe Partizani per aq sa dhane ne fushen e lojes e merituan te ndanin nga nje pike dhe mendoj se ky rezultat i shkon per shtat ekipeve. Si Vllaznia dhe Partizani paten rastet e veta per shenim ku dhe mund ta kishin fituar ndeshjen e rezultati do zhbllokohej nese Dilaver dhe Çinari nuk do te gabonin ne rastet e tyre ku gjykoj se ato ishin momentet me flagrante te ndeshjes.
Ne teresi te dyja ekipet krahas rasteve per shenim treguan te njejtin nivel dhe ritem loje ku dhe 90 minutat e ndeshjes sollen nje rezultat te barabarte kjo ndoshta erdhi dhe per pasoje se ekipet bene loje te kujdesshme. Nga ana tjeter Vllaznia duhet te jape me shume! Pse e them kete? Sepse tashme kampionati ka hyre ne 10 javet e fundit te saj dhe çdo barazim apo humbje kushton.
Ndaj Partizanit nuk eshte se u pa nje Vllazni qe nuk luajti mire perkundrazi skuadra shkodrane luajti mire sidomos ne fraksionin e dyte te lojes ku dhe mund te kishte shenuar me pak fat, por ajo qe me shqeteson eshte finalizimi i rasteve. Vllaznia duhet te permiresohet ne kete aspekt sepse nese pretendohet fitimi i kampionatit ajo nuk mund te fitohet me nje seri barazimesh siç ndodhi ne javet e shkuara, pra kesaj Vllaznie i duhen gola dhe ato duhet t’i gjeje qe ne ndeshjen e radhes me Laçin, sepse koha nuk pret.
Vllaznia duhet te permiresohet edhe ne mesin e fushes. 3 mesfushoret e qendres siç jane Marku, Jonuzi dhe Krymi jane pike referimi per ndertimin e aksioneve dhe nese ky repart nuk ka freskine dhe gjallerine e duhur atehere çdo gje ngec ne vend. Nje gje e tille u pa edhe ne ndeshjen e djeshme. K
y repart nuk e pati ate lirshmeri (kjo dhe per merite te lojtareve kundershtare qe i’a bllokuan idene e veprimit) per te ndihmuar ofensiven me topa ku Dilaver ne vijen e ofensives qendroi spektator ku gjithe lojen nuk rregjistroi asnje gjuajtje ne porte, pa permendur ketu Hoxhajn qe u mundua disi te ndihmonte ekipin.
Diçka te fundit qe dua te shtoj eshte qe Vllaznia duhet te kete detyre te rendesishme e parimore te shmange gabimet individuale, siç ndodhi dje me rastin e Adilit qe nga aventura per te mbajtur topin ne zone i’a dhuron ate Çinarit qe i kishte te gjitha mundesite te shenonte e rezultati te mbyllej 0-1. Keto gabime duhet te evitohen e ne te njejten kohe te mos riperseriten sepse mund te rezultojne fatale. E vetmja gje pozitive ne kete ndeshje ishte paraqitja shume e mire e portierit Bojan Zogoviç i cili evitoi pesimin e golit te pakten ne 2 raste.
Forma e mire sportive e tij eshte nje bonus me shume per Vllaznine. Pra gjithe sa thash jane per nje Vllazni kompetitive e qe te jete e denje te kryesoje kampionatin e ky ekip i ka te gjitha mundesite sepse ne kampionatin shqiptar diferencat ndermjet ekipeve jane fare te vogla e fitimi i titullit do vendoset nga detajet.
Andi GJURGJEJ