Nga ERMIR VAJUSHI

Ky Koçua thote 3 skenarët!!! Ja ta them unë 1 skenar se si është ndërtuar ky bojkot.

Si fillim duhet të dimë që ky nuk është 1 bojkot i klubeve apo presidentëve, e aq më pak i sportistëve!

Duka është lideri i këtij bojkoti që mbështetet fuqimisht nga opozita e cila nga ana tjetër nuk del kastile në skenë si për të thënë që “s’kam unë gisht në këtë punë”.

Duka ka marrë një premtim të majmë nga opozita që të veprojë në të njëjtën mënyrë siç veproi edhe vet opozita me daljen nga parlamenti si për të thënë që ” shiko se ne nuk ishim gabim që bojkotuam parlamentin”.

Nga ana tjetër klubet jan të tuteluar se do ken probleme nga fshf në të ardhmen dhe nuk kanë fuqi të reagojnë kundër edhe pse e dimë shumë mirë se jan kundër këtij bojkoti të shpifur!

Pse bojkoti direkt pa u bërë asnjë tentativë tjetër më përpara?!

Përse nuk u ndoqën rrugët mediatike dhe sensibilizuese me përpara?!

Përse nuk pranuan të ulen me Fidelin?!

Përse nuk pranojnë të ulen me Ministren e financave?!

Përse gjetën pikërisht bojkotin si mënyrën që të gjithë e dimë se nuk shkojn presionet me atë të gjatin?!

Përse nuk pranojn ftesën e qeverisë “fillo futbollin dhe ulemi në tavolinë”?!

Përse Koçua thot lart e poshtë “Ky është një mesazh dhe një shembull për të gjithë popullin shqiptarë”?!

Përse Duka thekson “Qeveria duhet ta bëjë këtë ose do e bëjë qeveria e ardhshme”?!

Dhe shume e shumë përse-ha!!!

Pra, për të mos u zgjatur më shumë ” E GJITHA KJO ËSHTË THJESHT DHE VETËM POLITIKË, NGA TË DYJA ANËT DHE NË FUND AJO QË E PËSON ËSHTË FUTBOLLI DHE AKTORËT E SAJ”!!!