Nga Ridvan TULA

E kam thanë shume e shumë herë që une nuk merrem me rregullimin e pjesës së zezë të futbollit. Kjo pjesë, ne qofte se ekziston, ju takon “Ju” sepse revolucionin nuk mund taë bajnë nje njeri i vetëm por nje shumicë intelektuale dhe e vetedijshme për ndryshimin e madh drejt përparimit.

Është më shumë se e vërtetë se udhëheqësve i duhen edhe ushtarët e kualifikuar, me ideal të qartë dhe vendosmëri për të arritë me forma demokratike, larg arrogancës dhe fodullekut, aty ku dëshirojnë, në të mirën e komunitetit në bazë të gjanë të interesave dhe që hap rrugën e interesit të ngushtë atij familjar apo asaj që na dhemb ma tepër “fëmijve tonë”.

Pra, pa dashtë me u zgjatë shumë, si detyrë kryesore del ndërgjegjësimi i nxitësve të përfitimit nepërmjet rryshfetit dhe këto nxitësa janë prindë e të afërm të fëmijëve futbollistë që janë të verbuar jo vetëm në sy por edhe në mendje, kuptohet që nga dëshira për t’ia rritë vleren në mënyrë artificiale dhe për t’ia hapë rrugën në kohë rekord këtyre fëmijëve që nesër mund të triumfojnë edhe pa ndihmen e tyre.

– Kur mund të zgjidhet?

– Kur të doni “Ju”.

Rreziku i kësaj që shkrova ma sipër si pjesë përbërëse e kualifikimit të imponuar fallco dhe pa baza shkencore, dashje pa dashje, prodhon në mënyren ma të pashmangshme padije dhe shoqërohet me arrogancen e të fortit pa tru që zakonisht ky i forti pa tru e pëson në fund duke i kushtuar të ardhmen dinjitoze profesionale përfituesit dhe “këto janë ata që po drejtojnë sot”.

Prej shumë dekadash ky fenomen po lulëzon por gjithsesi nuk është kurrë vonë për ta ndalë. Çfarë ka lidhje kja me Vllazninë?

Ehhh… Gjithmonë kërkohen prova. A i kam unë këta prova?! Analizojeni me nerva të qeta. “Një Vllazni që deri tash është larg pritshmërive’.

– Një staf i kompletuar në organikë duhet të funksionojë në bazë të bashkëpunimit të sinqertë dhe profesional dhe pasoja detyrimisht duhet të jetë cilësia e skuadrës.

Ne e kemi kyt staf sepse na është prezentuar me bujë të madhe por gjithashtu edhe lojtarët i kemi sepse janë blerë futbollistë kualitativë sipas informacioneve që na kanë dhanë në media.

Pra ku po çalojmë? Pretendimet janë se nuk ka pjesë të zezë?! Po e besojmë edhe këtë. Por puna matet me rezultate dhe fatkeqsisht rezultatet nuk na kënaqin.

Si rrjedhojë kushdo që e drejton këtë zallamahi duhet të marrin përgjegjësitë. E kjo përgjegjsi bjen mbi paaftësinë për të menaxhu dijet kolektive të bashkpuntorëve të stafit.

Kushdo qoftë “Ky” lideri i këtij grupi duhet t’i përgjigjet pyetjes: “A i ka dijet e mjaftueshme dhe të domosdoshme të gjithanshme profesionale për me kontrollu, organizu dhe drejtu këtë grup apo thjesht gjithësecili punon i shkëputurn dhe pa një linjë të orientuar nga “Ky” lider”?!

Përfundimisht, duke pranuar me sinqeritet që mund të ketë individ me dije të llojit specifik profesional, ndoshta edhe të thella shkencore teoriko-praktike, e gjithë barra bie mbi *Liderin* e këtij grupi pune.

Uroj me gjithë shpirt që për të miren e Vllaznisë “qofsha unë gabim”. Gjithsesi shikojeni me qetësi, ndershmëri e profesionalizëm.

Para Vllaznia, krenaria e jonë!