Nga Ergys Trimaci

Gjithmonë na kanë krahasuar me Korçarët, por unë gjithmonë më shumë ngjashmëri kam gjetur me elbasanllinjtë. Duke filluar që nga gegnishtja ku “ça bAne” merr ndryshim vetëm nga theksi i zanores A, deri tek dashuria për futbollin ka shumë gjera që na bëjnë bashkë.

Me korçarët na bashkon kultura, muzika apo martesat nder vite, por shumë më të përbashkëta gjej me Elbasanin. Korcarët janë të paqtë, aq sa duket sikur pjesa e egër tek ato nuk ekziston. Shkodranët nuk janë të paqte. Shkodranët e duan luftën!

Sigurisht, janë disa zona në Shkodër kur t’i ndihesh si në Korçe, ku nuk dëgjohen as hapat kur ecën, por në shumicë shkodrani është i zhurmshëm, është shpërthyes.

Qytetarë trima nuk para gjen. Trimat gjithmonë kané ekzistuar në malësitë e Shqipnisë. Përjashto Shkodren dhe Elbasanin. Ndoshta të vetmet vende ku mund të gjesh qytetarë trima.

Shkodrani dhe elbasanlliu aq sa është liberal, aq është dhe fanatik. Në Shkoder dhe Elbasan një dozë kapadailleku të ka lezet! Në Shkoder dhe Elbasan qytetaria éshtë vlera më e madhe. Nuk vlejnë titujt shkencor po nuk je shkodran apo elbasanlli, te pakten prej 4 brezash!

Në Shkodër dhe Elbasan tava e krapit dhe tava e kosit, nuk janë thjeshtë ushqime, por kryevepra që meritojnë të vleresohen njësoj si veprat e Mikelanxhelos.

Në Shkodér ka burrni, ka trimëri, ka mikpritje, ka dashni, po aq sa edhe në Elbasan. Uné e kam ndjerë ndoshta edhe më shumë.

Sot Elbasani i futbollit éshtë në superlige, unë jam me tepër se i lumtur, jo thjesht pse e dua ate skuader dhe i duhet superliges. Por ndoshta me shumë per ato të përbashkëta që citova me lart.