Nga Ergys TRIMACI

Vllaznia e ketij sezoni nje super-skuader. Ndoshta me e mira e 20 viteve, qysh prej vdekjes se Myftar Çeles. Në ndryshim me ekipin super të Brdariç, qe ishte padyshim ndër më të fortet, kjo Vllazni po tregon më shumë stabilitet.

Nëse me ekpin e Brdariçit e nisen mirë, por filluan me i léshu baterite, ky ekip ka nis me i kariku baterite në vazhdimesi.

Arsyeja pse ky ekip më ngroh më shumë, janë lojtarët e saj me peshe. Dhe këtë e kam thanë qysh në fillim se lojtare si Hakaj, Krymi, Mala, Boshnjaku, e mbi të gjithë Balaj, janë “ujqër” të vjetër dhe e dinë mirë se çfarë duhet për me fitu.

Në kohen e Brdariç, Marku ishte pothuajse i vetem për të bërë liderin dhe vetëm mungesa e Markut nga demtimi, na hodhi poshte një super-sezon të tere.

Kétë vit kam bindjen se Balaj & Co, nuk do ta lejojne. Shto ketu yjet që po shkelqejnë si Gruda, Çoba, Alivoda e Smajli padyshim që po i japin një dorë të mirë kësaj skuadre, që duket se më shumë se kurre e meriton titullin kampion.

Në vënd të komenteve:

Me të drejtë, dikush nga ju që do thotë që: Vllaznia e Valterit në vitin 2009 arriti kulmin dhe kishte nje super-skuader.
Po. padyshim qe ajo Vllazni e meritonte titullin, por ndoshta gafa e madhe e asaj Vllaznia ishte prishja e grupit.

Vetëm ardhja e Xhevahir Sukajt që shihej vertete si arme plus, qelloi të ishte (sipas meje) gabimi më i madh. Edhe pse cilesite e Sukajt nuk diskutohen, lenia e Dhembit në stol, kur ishte lojtari deciziv ne mesfushe dhe sulm, beri që të prishej grupi.

Kjo besoj se eshte dhe arsyeja qé Vllaznia e sotme nuk nderhyri në merkato. Sepse e kanë kuptuar që grupi eshte çelësi, por edhe një formacion stabel që ka krijuar është ndër arsyet kryesore të suksesit.