Nga Ergys TRIMACI

Ergys a do ta shikosh Vllaznine këtë jave..?

-Jo nuk do e shikojmë Vllazninë ketë javë.

Vllaznia luan me Korçen. Pa objektiv. Objektivi i vetëm, mund të quhet lënia jashtë e Tiranes, apo njekohesisht sigurimi i Europes, duke lejuar te futet në 4-she Skenderbeu, i cili nuk luan në Europë prej dënimit.

Ergys çfarë pret ti sot?!

-Unë abstenoj. Nuk do ta shoh.

Po mirë a do ishte e drejtë të luhet paster dhe Vllaznia të bëjë detyren, duke respektuar garen?!

-Vllaznia respekton veten. Gara respektohet edhe duke futur gjithe U17 në lojë. Në ndeshje kur ekipi s’ka objektiv, apo kur ka interes për një rezultat tjeter, edhe veç fitores, ajo mund të bëjë ç’te doje.

Fundja pse të harxhojë energji? Se do ti respektin e gares?? Vllaznia sheh garen e saj.

-Ky eshte fenomen i njohur ngjithë botën. Prandaj fjala “tolerim” s’duhet të ekzistojë. Vllaznia ka të drejten e botës të beje çfarë të dojë.

Ergys, a nuk do ishte e drejtë që Vllaznia t’i ktheje “kusurin” Tiranes, kur pa objektiv rrihte Vllaznine dhe i hapte porten Kukesit…?

-Vlla, unë ta kam thënë që Kryeqyteti, në dukje le pershtypjen e rivalitetit, por kur vjen puna e interesit, ato jane miq. Situatë te njejte ka bërë dhe Partizani me Kamzen. E shume raste tjera.

-Armiku i tyre historikisht ka qene Vllaznia. Skuadra e vetme qe i nxirrte kupat nga kryeqyteti dhe unë e di shumë mire mllefin që mbajnë gjokset e tyre.

-Por njekohesisht ne jemi Shkodra, nuk dijmë të mbajmë urrejtje, harrojme shpejt. Jemi pak “shkallafana” dhe shpesh “e zeza vedit”.

Po të pyes Ergys, si tifoz, çfarë pret sot?!

-Abstenoj të thashë.

-Nuk jam as ai që dua hakmarrjen. Hesapi im me Tiranen ka kry qe kur e rrezuam nga kategoria. Ajo eshte kupa ime e botes. Ndoshta djali im do shijoje tjeter, une jo. Nuk perjetoj me ndeshje me ate emocion.

Une abstenoj. Une injoroj. Nuk dua të bie ne nivelin e tyre. Nuk dua t’ia jap kënaqësinë qe të perjetoj emocionin e hakmarrjes. Këto lloj hakmarrjesh jane per njerez të vegjël. Unë dua t’i mund në fushe, perballe, ‘ti thyeje turinjte” para 10 mije tifozesh të tyre. Qofshin te kuq apo bardheblu. Kaq!