Nga Roland LUÇI
Dueli deri ne absurd Duka – Fino qe ka shpartalluar imagjinaten “sportive” elektorale me insinuatat, goditjet nen brez e deri kercenimet a hapta per arrestim e burgim, ka lene ne hije zgjedhjet paralele te KE te FSHF qe per nga rendsia vendimmarrese e funksionale jane me lart se ato per Kryetarin.
Por jetojme ne Shqiperi, jetojme ne kushtet dhe sistemin kur “njeshi” vendos per gjithshka, qe nga deputetet qe duhet te perfaqesojne dhe katundin me te humbur e deri hollesi banale me te cilat duhet te merret administrata.
Ky tensionim jo i zakonte i situates zgjedhore te FSHF e ka zanafillen ne “zbulimin” gjate Europianit se jo vetem ekipi Kombetar qenka nje burim i vyer reklame, por dhe se projektet inflacioniste infrastrukturore qe po na prezantohen permbajne elemente biznesi, investimi, fitimi.
Keshtu mund te spjegohet interesi “i befte” i politikes per futbollin, kandidimi i shfrenuar i saj ne te gjitha hallkat e makinerise drejtuese futbollistike duke eklipsuar elementin sportiv dhe sportivo-intelektual, element qe edhe ne te kaluaren nuk ka qene ne nivelin qe duhet te ishte qe ti jepte fizionomine e vet qeverise se futbollit, ngaqe ka qene tradicionalisht i manget, ose i deformuar.
Po kush jane ata qe kete fizionimi duhet t`ja japin institucionit te futbollit?
Ketu duhet nje paranteze dhe pikerisht kjo qe nuk e kam fjalen per nje vlere siperfaqsore sa per te pasur ndonje protogonist te Kombetares per te dale ne fotografi, por per vlera sportive, vlera suksesi dhe vlera intelektuale qe ata duhet te rrezatojne.
Behet fjale per ato vlera qe vetem sporadikisht jane perfaqesuar pa arritur dot ti vene vulen e tyre institucionit qe duhet te ishte i tyre, i yni.
Ne babezine e pergjithshme te nxitur nga histeria e sivjetshme zgjedhore eshte perfshire dhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF dhe kjo verehet lehte nga mesymja direkte dhe indirekte e politikes ndaj tij duke e ngaterruar futbollin dhe KE me ndonje seksion partiak, institucion qeveritar, konsullor a doganor me te ardhura e privilegje te cilat jane shtysa lakmitare numer nje per pozicione te tilla.
Do te ishte mekat i madh qe futbolli, si nje nga simbolet e pakta kombetare (bashke me alfabetin shqip) qe arriti ti bej krenare shqiptaret ne keto kohe moderne, te keqtrajtohet e shperdorohet politikisht si eshte perdhunuar keto tre dekada çdo qelize shteterore shqiptare.
E ne kete mesymje ndaj FSHF qe shpresoj shume qe te mos rezultoje uzurpim, dalloj disa figura nga bota e sportit qe do e nderonin KE me qenien dhe sidomos kontributin e tyre aty.
E nqs Jera dhe Muça me background-in e tyre sportiv i bejne nder, Ervin Baku eshte nje risi e kendshme qe tenton te jete pjese e vendimmarjes futbollistike, nje gazetar profesionist me te njejten prejardhje sportive, paçka se disi origjinale, jo nga fusha e blerte, por nga mikrofoni, radioja dhe televizioni qe fushen e blerte dhe heronjte e saj i ka sjelle per dekada me radhe realisht dhe te patjetersuar ne çdo vater shqiptare.
Behet fjale per gazetarin dhe drejtuesin e shume organeve shqiptare te shtypit, bashkpuntorin e disa mediave prestigjioze franceze, te atashuarin prane Keshillit te Europes dhe Parlamentit Europian, perkthyesin e pasionuar, analistin, personin me te cilin une kam pasur kenaqesine te ndaj mendime te njejta, aq sa dhe debatuesin e ashper e te kulturuar per tema per te cilat nuk jemi dakordesuar…deri ne momentin kur argumentat e njerit prej nesh kane trumfuar!
Koleget e Ervinit gazetare sportive ne bote kane privilegjin qe te “zgjedhin” lojtarin me te mire te globit, kurse komuniteti sportiv shqiptar ka rastin te votoj per ne vendimmarrjen futbollistike intelektualin gazetar qe me pasionin, bagazhin dhe idete e tij guximtare do ta ndihmoj futbollin ne rrugen e suksesit.