Vllaznia prite te shpallet “kampione e dimrit” pas dy ditesh, sepse diferenca pese pike me skuadren e dyte pretendente per titull, ia mundeson kete gje.
Ai “kampion dimri” eshte nje titull simbolik, qe jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne kampionatet e shteteve te Europes funksionon nje titull I tille, aq moral dhe frymezues per vazhdimesine e pretendimeve per titull.
Pra Vllaznia as me shume e as me pak ka bere realitet ate qe pat hedh ne tregun mediatik qe sapo shkeli ne zyrat e Bashkise e te klubit Vllaznia sponsori Alban Xhaferi, qe do te marre persiper t’i ktheje faqen e historise se nje Vllaznie qe per nje dekade endej ne mes pasigurise per te kene pjesmarrese ne superiore, ku frika do te mundej me nje organizim ne baza profesioniste, duke filluar nga merkatoja dhe afrimi I trajnereve me kulture europiane per futbollin.
Dhe kete ai e beri realitet sapo u zgjidh dilema e qendrimit ne kategorine superiore per sezonin aktual. Pra ato qe ai shpalosi duke iu premtuar tifozerise shkodrane se do te keni te beni me nje Vllazni jo te zbritur nga qielli, por me nje Vllazni qe do te ece ne gjyrmet e nje historie 100 vjeçare.
Po kjo per t’u bere realitet patjeter duhej qe frenat e drejtimit te Vllaznise duhej te ishin ne duart e nje stafi me perkushtim, duke mos ia lene rastesise per uljen ne pankine te nje trajneri profesionist. Dhe ishte pikerisht kroato-gjermani Thomas Brdariç njeriu I gjetur per te bere realitet kete platforme ambicioze te sponsorit Xhaferi.
Ardhja e Brdariç ne Shkoder solli nje tjeter klime dhe besim tek Bashkia, Klubi Vllaznia e tek shkodranet pasi mesazhi qe ai dha ishte mjaft optimist: Do t’i kthejme Shkodres buzeqeshjen, do te kthejme Vllaznine drejthistorise dhe sebashku do te ndajme sukseset, por rruga per titull nuk pretendohet me fjale, por me pune dhe kemi shume gjera per te permiresuar. Jemi ne vendin e pare dhe kjo na jep kurajo per te mbajte kete pozicion”.
Pra Brdariç flet me kembe ne toke, e njeh mire futbollin shqiptar dhe kur kishte deklaruar se Laçi eshte skuadra me e veshtire per t’u mposhtur ai kishte nje njohje te argumentuar per kundershtarin.
Patjeter ato qe bene realitet “Vllaznia kampione e dimerit” jane futbollistet e perzgjedhur per kete kampionat, te cilet kur kane veshur fanellen e Vllaznise e kane ditur dhe peshen e saj. I dhane nje start te mbare kampionatit me dy fitore radhazi, me Apollonine dhe Skenderbeun, po ashtu nje nisje furtune me gola ne Kupen e Shqiperise.
Nje ansambel qe I dha shkas komenteve dhe analizave ne studiot televizive dhe faqet e shtypit sportiv te flisnin me ne fund edhe per nje Vllazni pretendente. Nuk po marr persiper te vleresoje kontributin e ketij ansambli, pasi kete e bejne trajneret, por ky ansambel ndihet keq kur nuk ka prane mbeshtetjen e tifozerise shkodrane ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi”.
Keshtu tre musketeret e Vllaznise ne harmoni te plote, sponsor, staf teknik e futbolistet e kane thene fjalen e pare, por pa kaluar ne eufori mbetet per te bere realitet pjesmarrjen ne Kupat e Europes.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 25.12.2020