Nga Andi GJURGJEJ

Shkodra po feston. Ne kete qytet te gjithe kane gezim sepse Vllaznia arriti sonte nje fitore teper te rendesishme perballe Teutes ne Loro Boriçi.

Golashenuesi me i mire i ketij kampionati, Ardit Hoxhaj ishte ai qe mendoi te tundte rrjeten e portes durrsake me nje veprim te shkelqyer brenda zone dhe duke vulosur te 7-tin gol sezonal me Vllaznine.

Nje loje shume nga ana e Vllaznise ku dominoi krejtesisht me loje e rezultat Teuten. Goli do mund te kishte ardh qe ne pjesen e pare nese Dilaver nuk do ta dergonte topin ne shtylle fare prane portes kundershtare.

Loja e mire u shperblye ashtu si duhet dhe fitorja ishte mese e merituar per Vllaznine ndaj nje kundershtari qe vetem dy here goditi ne porte pergjate 90 minutave.

Ekipi po tregon edhe njehere qe nuk eshte rastesisht ne vendin e pare ku momentalisht po kryeson bindshem me +9 pike. Puna e fort e stafit, ndershmeria ne drejtimin e klubit dhe serioziteti maksimal po japin rezultate te jashtezakonshme ku me keto arritje te gjithe dashamiresit po i bejne te enderrojne.

Shkurt e sakte, Vllaznia po ben aktualisht lojen me te mire dhe me te organizuar te kampionatit.
Trajneri Brdariç ka injektuar te kjo skuader mentalitetin prej gjermani qe te luash fort deri ne fund te ndeshjes. Lufte per çdo top dhe gol ne fund. Kjo eshte ajo qe kerkua dhe qe ne fund u realizua.
Kete Vllazni ke lezet ta shohesh…