Nga Ergys TRIMACI

Prej vitesh që ndjek futboll, kam kuptuar se të parashikosh është e vështire edhe prej profesionisteve, aq më shumë tifozét, ku e kanë të pamundur të japin vleresime objektive. Gjithmonë tifozi është i luhatur nga emocionet, siç jam dhe unë.

Arsyeja pse po jap opinionin tim, vjen prej së brëndshmi. E kam të pamundur të shikoj lloj lloj komentesh apo fyerjesh që i bahet ekipit, sidomos drejtuesve, dhe të mos reagoj.

Çdo individ është i lirë të bëjë komente, por të bësh ato fyerje ndaj personave që i kthyen dinjitetin një ekipi që i kishte humbur, më duket jo vetëm absurde por edhe çnjerëzore, e turpshme.

Për t’u kthyer tek ekipi dhe drejtuesit. Përsa i përket drejtuesve, më konkretisht presidences, unë i shoh si thesar. Jo vetem pse kontribuojnë në një ekip që ishte grope e zeze, por sepse faktet flasin: 3 vite 2 kupa, dhe çdo vit jemi pretendent per trofe.

Po të kthehemi tek ekipi i sotem, ku shoh dhe ish-sportiste apo opinioniste qé dalin me deklarata ku thonë se nuk futen në 4-shen e pare. Unë marr guximin t’i quaj amatore (nëse nuk flasim pér prishje interesash).

Unë nuk e di nese del kampion apo jo, sepse janë shumë faktorë qé ndikojnë, por di të them qé Vllaznia cilësitë i ka.

Të kesh lojtar si Balaj, Mala, Krymi, Boshnjaku, Hakaj do të thotë se ti ke bosht dhe cilesinë brenda. Të mos quhesh pretendentë me të tillë lojtare dhe të shash presidencen se është e kursyer në blerje, do të thotë se ti aq din, apo s’don me dite.

Ergys pse flet keshtu? Ça të ka dhanë Albani? Po Albani më ka dhanë. Më ka dhanë një ekip që e shoh për qejfin tem, prej 4 vitesh, ku edhe në momentet ma të vështira, e di se në ekip është dikush që i del pér’zot.

Atë ekip qé nuk ma dhane as ato “bosat” tuj, kur e merrshin Vllaznine si prostitute me e perdor sa herë i duhej, as me partine tuaj që e pérdorte si plaçke apo si çetë punesimesh.