Nga Namik MEHMETI

E kam thene edhe para disa javeve, kur Vllaznia e Bylis kryesonin per nje jave renditjen e Superiores, se ky kampionat me keto zhvendosje ne renditje nuk eshte pare ne historine e tij.

Pra te merkuren mund te priten te tjera permbysje. Vllaznia qe luan ne “Loro Boriçi” edhe ne se arrine te fitoje ndaj Kuksit, nuk do te arrije kryesimin, pasi do te mbetet nje pike larg Kukesit.Fitorja pa dyshim qe Kukesit i hape rrugen drejt nje pretendimi per te ruajtur vendin e pare.

Po Vllaznia? Pas nje fitoreje ne transferte me Skenderbeun dhe nje fitoreje sa te desheruar, po aq edhe te veshtire ne fushen e saj, pra 6 pike ne kater dite, do te ishte nje dhurate nga qielli qe Vllaznine do ta karikonte drejt stabilizimit ne renditje jo me poshte se vendi i trete apo i katert.

Pra a duhet ta pranojme se kemi nje kampionat me rivalitet? Kur te pranojme rivalitetin duhet te pretendojme edhe per nje nje ngritje ne nje shkalle me te kenaqshme te cilesise e te spektaklit, qe sebashku keto dy faktore garantojne dhe rritjen e spektatoreve ne tribuna.

Vllaznia e ka treguar se nuk do te tradhetohet nga sportdashesit e saj dhe Tirana e Partizani i rikthyen “Arenes Kombetare” shpresen se ky stadium do te garantoje prezencen e vazhdueshme te tifozerie shqiptare.

Por keto kthesa ne renditje kane sjelle edhe goditje ne pankinat ku rezervohen per tranieret. Pra ne se nje skuader nese rrezikon te humbase dy here radhazi, viktima do te jete trajneri. E pagoi Tirana, te shtunen edhe Lerda la pankinen a Partizanit, i shoqeruar nga trajneri i Teutes Shkembi dhe ai i Luftetarit Marantas.

Te panjohura deri tani keto levizje trajneresh ne historine e futbollit shqiptar. Pra keto fenomene mos kane si shtyse ate qe eshte thene e sterthene nga gazetari i mirenjohur Besnik Dizdari, kampionati me 10 skuadra. Nje formule bajate qe vetem trazira e shqetesime po u sjell klubeve dhe futbollit shqiptar.

Le te kthehemi te pozicioni i Vllaznise ne vendin e peste me 23 pike, pra kater pike larg kryesues dhe dy pike larg vendit te dyte e te trete, Partizanit e Bylisit. E rendesishme eshte se pavaresishte se Vllaznia ashtu siç i eshte gezuar kur ka provuar te kryesoje kete kampionat.

Ashtu eshte tronditur kur ka rene ne vendin e tete, pra per te rrezikuar ekzistencen ne superiore, ka ditur te ruaje mos tronditjen e pankines, ku trajneri Mirsad Jonuz edhe pse mund te jete diskutuar ne nje moment per zevendsim,por kjo nuk ka ndodhur fale mardhanieve qe ai ka ditur te krijoje me futbollistet dhe kryesine e klubit.

Mendoje se pavaresishte se si do te rjedhin ngjarjet pas javes se 15-te,tranieri M.Jonuz ka pervojen per te shmangur rreshqitjet e momentit dhe Vllaznia ne fillimin e vitit 2020,sigurishte qe do te mendoje per nje rifreskim ne merkaton dimerore.

Por te gjitha keto hamendesime, duhet t’i lene vendin ndeshkes se merkures me Kuksin. Tifozeria shkodrane besoj se do te jete lojtari i 12-te ne “Loro Boriçi”. Pra veç rezultat pozitiv.
Firenze 15.12.2019