Nga Iva Jareci
Po ku jeni ju o ekspertet e Federates Futbollit Shqiptar me Z.Duka ne krye. Pergjigjuni se me çfare kriteresh i keni vene emrat e tribunave ne stadium? Ku jeni ju o gazetar sportiv qe trokisni sa here ju duhet material per te mbush gazetat? Nuk ju duket çudi harresa qe i behet nje sportisti te merituar? Po ju o futbollista te Dinamos ku jeni, ku jeni qe nuk reagoni?
Ju me mire se kushdo ja dini meritat Profesor Skenderit si ne fushe, e ne jeten e perditshme… Ai ka qene talent dhe ashtu ju beri dhe ju sapo rate ne doren e tij… Pernaska, Zeri, Ballgjini, Sejdini, Marko, Targaj, Çeço, Rama, Luarasi, Amedani etj, etj (te me falin se si kujtoj te gjithe).
Po ju o tifoze te Dinamos qe ju ka dhene aq kenaqesi si me lojen e tij e me drejtimin e ekipit, ku jeni? Edhe ju o shkodranet e Vllaznise qe nga Kategoria e Dyte ju nxorri ne Kategorine e Pare, ju krijoj nje skuader qe ju kishin lakmi te gjithe, ju eshte mbyll goja…
Po e mbyll me spordashesit e Lokomotives, vendit te tij te lindjes e fillimit te karrieres qe 15 vjeç.
I pari futbollist qe 19 vjec ne ekipin kombetar e me pas fitues i 8 medaljeve kampion qe nuk i ka asnje futbollist.
Po kujt ti drejtohem Kryeministrit? Jo, se fatkeqsisht s’i vendos ai emrat e tribunes dhe jam e sigurt qe Ai ia di vlerat se m’i ka shpreh ne shume raste… Kujt Presidentit? Dhe ai sa mundet e ka bere punen e tij, na ka mbush me ato titujt pa vlere… Apo t’i drejtohem Komisionit te Venecias se vetem ai ka ngel?
T’i them qe Skender Jareci, futbollisti qe ne vitin 1946 e nisi karrieren si futbollist e qe nuk e tradhetoi Shqiperine ne asnje dalje jashte shteti. Se baben ia kishin vrare e nuk mund te lejonte qe familja te pesonte traumen e dyte me largimin e tij. Punoi me perkushtim me ndershmeri. Ishte bashkeshort e prind i mrekullueshem, mik e shok i beses.
Nje gje kishte te keqe, kishte pak biografin me cen…
Kaq kisha. Do kaloje dhe kjo revolta ime. Shihemi neser ne stadium, me fitore.