Nga Ing. Petrit HOXHA

Zhvillimet e fundit ne riformatimin e kryesise ne federaten e peshengritjes Shqiptare me shqetesuan dhe me detyruan te reagoj hapur,ndershmerisht dhe profesionalisht!

-Ka me shume se nje dekade qe peshengritjen tone e ka perfshire se tepermi perdorimi i substancave te ndaluara!!ndaj dhe levizja e drejtuesve ishte e domosdoshme dhe jetike.

-Per situaten e krijuar pata kerkuar doreheqjen e ish presidentit dhe lobova pikerisht per kete qe kemi sot Theodhori Masllavicen!

-Kisha rreth 10 vite qe Masllavica me terhiqte vemendjen me afrimin i tij dhe angazhimin e plote ‘financiar dhe kohor’ me shume sportiste te talentuar te shtanges Shqiptare. Ndaj vendosa ta mbeshtes me gjithe zemer, por si po vendosen themelet e se ardhmes per kete sport?

-Para ca vitesh u tentua qe peshengritjen Shqiptare te identifikonin si sport i PD-e,me pas si i LSI-e dhe tani iu dha PS-e!!

-Eshte e qarte dhe evidente kjo qe konstatoj, pasi ne zemer te peshengritjes tone tanime kane hyre punonjes shteti;si koordinatori per sportet prane kryeministrit apo dhe 2-3 te tjere,punonjes te administrates se shtetit (partise ne pushtet)!

-Kjo gje s’me pelqen fare dhe me krijon ndjesi zhgenjyese ndaj promotorit te ketij skenari!
-Me ke u konsultova per kete menyre zgjedhjeje i dashur Dhori,qe perseri kam mandimin se je njeri i mire dhe i sinqerte.

-Si ka mundesi nuk na more mendim neve,qe s’ju n’dame per asnje moment ketij sporti?
-Si ka mundesi qe ne kryesi te mos kete nje anetare qe te perfaqesoje trashegimine e peshengritjes tone te jashtezakoneshme?

-Si ka mundesi te mos kete nje anetar qe te perfaqesoje klubet sportive: Te Vllaznise se Shtjefen Thaçit, Belinoves, Dekes, Qerimajt e shume te tjereve si keto?! Po e Tiranes se Budinakut,te ndjerit Mazrreku,Hakanit e shume te tjere si keto?!

Po e Dinamos se te paperseriteshmit Kondo,F.Kondi,Berisha e shume si keto?!
Po e Durresit te E.Nikolles,Kokonozit,trajnerit Fatmirit e shume te tjere?!

Po e Vlores se Cenajt,Rukos,Mitros,Gjelilit e shume si keto?!
Po Beratit te Vellezerve Hoço e shume te tjere si keto?!

Po e Elbasanit qe ka mbajtur peshen kryesore keto 15 vitet e fundit,se bashku me Peqinin?!?te Çeles,Shabanit,Godelit,?!

Po Partizanit te G.Nushit,K.Qiraxhiut,Bushit e shume si keto?!
Po e Korçes tende o Dhori i M.Rrapit,Dhamonices,vellezerve Teli e shume si keto?!

Fierin e Kafaranit mbase mund te thuash e perfaqesuam me nje anetar firak (sekretarin e klubit te Fierit)!!!
Po edhe per Shtermenin e Cales do thuash vendosem djalin e trajnerit me me dashuri e vullnet per peshengritjen z.Toska?!

(Te me falin sportiste te shume te shkelqyer qe nuk i ve dot,per aresye objektive ne kete prononcim).
-Me keto i dashur Dhori ke mbyllur apo ke vendosur te distancohesh e mos bashkepunosh me historine brilande te sportit Nr:1 ne Shqiperi per nga performanca,peshengritjes shqiptare.

-Jemi te gjithe ne sebashku qe punuam,saktifikuam,djersitem e u rebeluam per dekada;per te bere qe peshengritja te ngrihet ne nivele te larta boterore!ndaj s’mund te lejojme qe e gjithe kjo pune’titanike’ qe kurre s’njohu terheqje,perulje,frike apo spekulim!nje dite te bukur te na gjendet ne duart e politikes’KJO ESHTE ME E KEQJA DHE E PAPRANUESHMJA QE MUND TE NDODHE’

-Ti Dhori s’ke kuptuar aresyen e ardhjes ne ate post siç duket…!
Perse e fillove me ndjenjen e inferjoritetit dhe u drejtove kuadrove te perkoheshem te pushtetit!qe s’kam asnje gje personale me to dhe s’dyshoj se mund te jene njerez te mrekullushem;por posti qe 90%e tyre ka pranuar ne nje komunitet qe s’kane asnje lidhje me te’me krijon shije te keqe’ dhe papranushmeri!

Puna yte Dhori duhej te fillonte;
1-Nga keshilli i trajnereve;pregatitja dhe rikualifikimi i tyre!dhe per keto gjera ishte minimalisht i detyruar te bashkepunoje me ndonje specialist te mbetur.

2-Tu merrnit me kontrollin dhe riformulimin e planeve moderne te trajningut per gjithe grup moshat.
3-Me shpejtesi te dergonit 2-3 djem te rinje me akademi sportive dhe qe jane trajnuar me peshengritje ne shkolle 6 mujore per trajner jashte shteti.

4-Tu merrnit me zhdukjen nga memorja e peshengritesve shqiptar perdorimi i substancave te ndaluara!dhe ndaj perdoruesve te steroideve te kete qendrime rigoroze.

5-Tu behet e ditur mediatikisht se, gjithe peshengritesit apo peshengriteset shqiptare e nivelit te larte ne Bote;u bene jo nga simuluesit,por nga puna dhe perkushtimi i gjitheve sebashku.

6-Tu merrnit me regullimin e palestrave stervitore dhe permiresimin e kushteve te jeteses te sportisteve elitar.
-E pra i dashur Dhori keto gjera imediate nuk mund dhe s’ke tager profesional ti besh me te porsazgjedhurit….!

Meqe e filluat keq!!te drejtohem direkt me nje kerkese:
Zgjith nje keshille trajneresh te ndershem e profesioniste;ku te mos mungoj F.Berbari e ndonje tjeter dhe e gjithe kryesia e re te vendosen nen sherbimin e keshillit te ri,te pergjegjeshem dhe me profesionali i mundeshem.

Ne Respekt per te gjithe ju komuniteti absulotisht me i mire i shqoqerise shqiptare ‘KOMUNITETI I PESHENGRITJES SHQIPTARE’
Ing.Petrit Hoxha