Shqiperia ka mundur te shenoje golat e saj te pare pas ekzaktesisht 1 viti ne stadiumin e saj te ri kombetar te Tiranes (kujtoj qe ne inagurimin e tij ne nentor te 2019 ishte mundur 2-0 nga Franca) duke mundur ne ndeshjen e parafundit ne grup per Uefa Nations League 3-1 Kazakistanin.
Nje Shqiperi me plot mungesa, Strakosha, Broja, Bare, Trashi, Sadiku, Dermaku, Kumbulla, Roshi, Lenjani e T.Xhaka pothuajse i fshire “cuditerisht” nga lista, gjithesesi ja ka dale…
Nje trajner qe ka improvizuar ne menyre te çuditeshme duke e masakruar Uzunin ne ate pozicion aspak natyral te tijin, duke na “dhuruar” nje Hysaj mesfushor krahu, fashe a piston quajeni si te doni, edhe pse nuk ka asnje lloj aftesie per kete rol.
Nje kembengulje krejt e pa spjegueshme per te patur serisht titullar nje Rei Manaj totalisht te ç’ekuilibruar e jashte forme dhe Balaj qe shenon e Gjasula qe lufton sa per dy lojtare mbeten ne stol!
Dy gola brenda 23 minutash nga Cikalleshi e Ismajli na krijuan idene se ndoshta do te kishim nje fitore te thelle te kuq e zinjve por….
Teksa festonim golin e dyte kazaku Abiken na i ze gezimin ne gryke tek na shenon nje gol – almanak futbolli qe do te mbahet mend gjate ne historine e kombetares sone por edhe te ketij stadiumi, kur qe nga mesi i fushes dergon nje goditje ne forme parable dhe 2-1.
Nuk e di nese e ka pare mire dhe si e ka perjetuar kete gol te kazakeve Doctor Honoris Causa yne ne krye te FSHF,z.Armando Diego Duka?
Pjesen e pare e mbyllim me fitore 2-1 edhe pse loja e ekipit tone nuk eshte kerkundi madje po qe se flasim per taktikë e futboll te luajtur me mire luajten kazaket se sa ne.
Ne pjesen e dyte “kompetenti” 75 vjeçar italian Reja vazhdon serisht me avazin e tij te gafave ne nderrim por edhe ne orientimin per menyren e lojes.
Nxjerr nga fusha Kallakun te vetmin fantazist qe ka ne formacion dhe fut ne loje Gjasulen, ne vend qe te kish zevendesuar Hysajn qe s’ishte as mbrojtes as mesfushor e as kerkundi, por edhe Memushajn e konsumuar fizikisht ose edhe Abrashin e demtuar e te ndeshkuar qe mund te rrezikonte ndeshjen e fundit decizive kunder Bjellorusise.
Pasi e ka torturuar e masakruar Uzunin nje nder lojtaret me ne forme qe ka momentalisht Shqiperia, Reja vendos ta zevendesoje ate me Doken…por ne krah te kundert.
Dhe ne 5 minutat e fundit ne loje per Manajn, Memushajn e Cikalleshin hyjne njeheresh Balaj , Selahi e Seferi, nuk e kuptova dot se per çfare i futi aq vone kur ne kryesonim paster 3-1 dhe fitorja as qe vihej ne diskutim, i futi kot sa per te kryer numrin e plote te zevendesimeve, sa per t’i bere me djerse apo sa per ti bere pis.
Fituam e morem 3 pike por loja e kombetares sone as ngjiti e as ngrohu kerkundi ku gabuam serisht ne te gjitha repartet …mos harroni se kazaket dolen tre here vetem perballe Berishes dhe krejtesisht per merite te ketij te fundit nuk shenuan nje gol te dyte apo te trete, sikurse golin “almanak” qe pesuam e pesuam krejtesisht per faj te Berishes.
Veçoj per aq sa luajten Abrashin, Memushajn e Doken…nderkohe qe kam disi rezerva per disa gabime qe kushtojne te Gjimshitit e Ismajlit ne mbrojtje…nderkohe qe jam krejtesisht kunder aktivizimit te Manajt ne rolin e titullarit jam absolutisht kunder eksperimentimeve skandaloze per postet ku Reja i vendos Hysajn e sidomos Uzunin…dhe prisja pak me teper nga Kallaku e Cikalleshi.
Ne 15 minutat e fundit Kombetarja luajti nje lloj futbolli qe meriton te quhet i bezdisshem i merzitshem dhe anti-futboll me shume pasime per asgje dhe me shume gabime qe nje kundershtar tjeter e jo Kazakistani ti perkthen ne gola te shenuar ne porten tende.
Nuk e di por kam pershtypjen se kjo lloj fitoreje me kete fare loje duhet te kete kenaqur e duhet te kete gezuar vetem Shakohoxhen torollakun e kllounin krejtesisht injorant qe s’merr vesh kerkundi nga futbolli teksa nuk i hoqi njehere nga goja gjate gjithe ndeshjes fjalet super ekip, super fitore super stadium e super fushe…sikurse duhet te kete gezuar gjithashtu edhe Doctor Honoris Causen tone ne krye te FSHF por edhe plakushin italian Reja pasi realizuan “objektivin” e radhes, te pakten nuk u munden!
Edhe pse Shakua qe nxiton te na rendise te paret ne grup pasi nuk e ka fare haberin nga asnje lloj statistike sportive edhe pse Armandua e Reja perqafohen pas ndeshjes sikur te kene mundur Angline, harrojne se te merkuren e 18 Nentorit 2020 ne fushe do te kene perballe Bjellorusine qe pasi ka mundur ne Minsk Lituanine 2-0 vjen ne Tirane jo vetem si kryesuese grupi me 10 pike kur ne jemi ne kuoten e 8 pikeve, por edhe me objektivin e vetem qe te mos mundet pasi i mjafton edhe 1 pike e vetme per tu a lene ne dore Dopio Gjashten Shakos, Armandos e Rejas.
Edhe pse ne start Shqiperia i ka mundur bjelloruset paster ne fushe te tyre 2-0, por ne loje per vendin e dyte eshte ende matematikisht edhe Lituania me 5 pike qe ne ndeshjen e fundit luan perballe Kazakistanit ndaj dhe nje hap i gabuar i yni mund te na rendise perfundimisht edhe ne vendin e 3 ne grup.
Ndaj te merkuren Shqiperise i ben pune vetem fitorja por nje lloj fitoreje me bindese te pakten me menyren e lojes se sa kjo e sotmja kunder Kazakistanit nje ndeshje, nje menyre loje e nje lloj fitoreje qe te vije pa aventura e eksperimente skandaloze te tipit Reja ku ekipi e lojtare titullare te tij shperfytyrohen e humbasin krejtesisht sepse keshtu e do “skemen” e tij trajneri beniamin i Armandos i cili kohet e fundit po kerkon te na mbushe mendjen se tek Shqiperia nuk qendron thjesht per leke e per kontrate por nga pasioni e bashkepunimi i “shkelqyer” me Armandon per te bere dicka vertet te mire per Euro 2024 [???].
Perralla italianesh llafazane qe t’i sjellin zorret ne gryke…