Nje Kosove qe i krijoi vetes vuajtje pa fund perballe nje Moldavie me shume se sa modeste dhe fare lehte e mundeshme per tu kaluar.

Loje teper ‘akademike’ e dardaneve, gjithcka e lexueshme fare lehte per kundershtarin me shume pasime shpesh krejtesisht te pa nevojshme pa rrezikshmeri nga krahet e pa agresivitet ne mesfushe dhe e perballueshme lehtesisht ne sulm prej kundershtarit.

Mungesa e gjuajtjeve ne porte la shume per te deshiruar.

Rashica e Zeneli ne nje dite jo te mire te tyre…dhe mungesa e Muriqit u ndje jo pak pavaresisht perpjekjeve te Berishes e Celines per te mbushur disi boshllikun e krijuar ne sulm.

Nje pjese e pare per tu harruar dhe nje e dyte ku i duhet thene faleminderit golit te Kolollit pasi gjerat mund te kishin shkuar edhe me keq perballe nje Moldavie qe dukshem binte ne sy fakti qe Kosova e kishte nenvleftesuar ne maksimum ndaj dhe desh e pesoi.

Mungesat e shumta duket se e kane coroditur jo pak trajnerin Challandes por edhe sikur ja kane zbehur goxha portretin asaj Kosove qe la pas nje edicion te ngjashem te mrekullueshem fale rrezultateve te te cilit ne 8 tetor ne Shkup perballe Maqedonise do te diskutoje gjysemfinalen per te shkuar me pas ne finalen per 1 vend ne Euro 2021 perballe fitueses se ciftit Gjeorgji – Bjellorusi.

Te dielen ne Prishtine kryendeshja e ketij grupi Kosove – Greqi, nese Dardanet nuk do te kishin mungesat e shumta te konfirmuara tashme si Rashica, Rashani, Kulolli, Shala, Paqarada , Kryeziu e ndoshta edhe Muriqi e Zhegrova serisht…etj ku gjysma e tyre jane lojtaret me cilesore te formacionit baze… atehere me te vertete do te shihnim nje ndeshje te bukur dhe nje perballje emocionuese.

Sidoqofte suksese e fat Kosove asgje nuk eshte e pa mundur!

Uroj t’ia dalesh sidomos kur behet fjale ndaj nje kundershtari te tille ku fitorja ka vlera te shume- fishta per shume aresye.

Shqiperia e vizitoi kryeqytetin bjellorus Minsk ne nje nga periudhat me te keqija te historise se tij…politikisht e sportivisht.

Edhe kuq e zinjte vinin ne kete perballje -start jashte fushes se tyre me jo pak mungesa per shkaqe te ndryshme e kryesisht demtime lojtaresh disa prej te cileve edhe lojtare formacioni.

Ndeshjes se tyre i para priu nje fitore e bujeshme e pse jo edhe historike e djelmoshave te talentuar te U-21 te Shqiperise te trajnerit Alban Bushi te cilet shpartalluan ne Ried Austrine 5-1 me gola spektakulare te Kallakut, Mucit, Tucit e Selmanit duke u hakmarre kesisoj per ate humbje turperuese 0-4 ne Tirane disa muaj me pare.

Ndeshja ne Minsk…

Nje pjese e pare ku Shqiperia eshte absolutisht dominuese, imponuese , zoteruese e lojes shenuese [pas atij goli vertet te bukur te Cikalleshit] dhe fituese ne cdo drejtim ndaj vendase te cilet befasohen disi nga kjo lloj Shqiperie kerkuese, ngulmuese , agresive dhe e vendosur mjaft mire taktikisht dhe qe kerkon ne kete ndeshje vetem fitoren!

Pas shenimit te golit tanet leshojne disi dhe sikur shfaqin shenja te nje vet-kenaqesie te parakoheshme ku vecmas dyshja sulmuese Manaj- Cikalleshi zbehet dhe pothuajse del krejt jashte loje nderkohe qe kesaj Bjellorusie te sotme mund e duhej ti kishim shenuar te pakten 3 gola.

Manaj sipas meje zhgenjeu goxha dhe personalisht nuk e kuptova dot insistimin e trajnerit Rea per ta mbajtur ate ne fushe pothuajse gati deri ne fund te takimit, aq me shume kur ne stol ke lojtare te tille sulmues si Balaj, Uzuni, Sadiku, Cekici etj qe momentalisht jane ne forme te mire sportive ne ekipet ku luajne.

Mbrojtja shkoi mire por kini parasysh qe perballe kishte nje kundershtar qe ne vijen sulmuese ishte teper i lexueshem i varfer e krejtesisht i paralizueshem nderkohe qe mesfusha sipas meje ishte reparti me i mire e me i sakte ku vecmas Abrashi , Gjasula e Trashi punuan goxha mire ne rolet e tyre.

Pozicioni i ri taktik i Hysajt mua personalisht nuk me bind aspak…pasi e shoh ate shume here me mire e me te sakte ne rolin qe ai luan prej kohesh tek Napoli ku edhe eshte profesionalizuar e rritur cilesisht goxha si futbollist sikurse pistonat anesore Roshi -Lenjani -Uzuni duhen marre ne konsiderate te dores se pare kur dihen fort mire cilesite fiziko-atletike te tyre dhe frymemarrja qe i japin skuadres.

Trajneri Rea ne ndeshje te tilla e perballe kundershtareve te tille duhet te jete me i shpejte e me kurajoz ne nderrimet e bera (futja e Roshit ne loje duhej bere me perpara dhe ne vend te Manajt duhej aktivizuar Sadiku ose Uzuni) sikurse mund te provojme qe ne ndeshje te tilla te luajme edhe me skemen taktike 3-4-3 pasi kontigjent lojtaresh per nje skeme te tille ndaj kundershtareve te tille tashme kemi bollshem besoj.

Shpresoj e besoj se ndaj Lithuanise te henen e 7 shtatorit ne Tirane kuq e zinjte te tregojne te njejtin shpirt gare si ne Minsk per te thene e bindur me plot gojen se fillimi i mbare eshte gjysma e punes teksa absolutisht tashme dihet qe objektivi yne eshte vetem zenia e vendit te 1 ne kete grup dhe grup me te lehte per ta realizuar objektivin tone veshtire se do te gjejme serisht.

Statistike…

Kjo ishte ndeshja e 6 mes Shqiperise e Bjellorusise ku 4 takime jane zhvilluar ne Minsk e 2 ne Tirane e tashme bilanci eshte krejtesisht i barabarte nga 2 fitore secili ekip, nga 2 humbje e 2 barazime vecse golaverazhi 8-7 eshte pozitiv ne favor te bjelloruseve.

2 shtator 2006 Minsk per Elim .Kamp. Eur .Bjell -Alb 2-2

17 nentor 2007 Tirane per Elim. Kamp. Eur. Alb- Bjell 2-4

12 tetor 2010 Minsk per Elim. Kamp. Eur. – Bjell- Alb 2-0

26 mars 2011 Tirane per Elim, Kamp. Eur. – Alb – Bjell 1-0

15 nentor 2013 Minsk Miqesore Bjell – Alb 0-0
4 shtator 2020 Minsk Liga e Kombeve Bjell – Alb 0-2