Mundemi ne fushen tone nga Gjeorgjia. Si ka mundesi dhe pse? Sepse ne akoma nuk dijme t’i luajme dy ndeshje njesoj. Sepse ne na mbyt euforia e castit dhe nga profesioniste fare kollaj shnderrohemi ne amatore.

Sepse ne na luan ende ne formacion Hysaj pa ekip e jo Balliu qe luan rregullisht ne Spanje. Sepse personalisht kurre s’do ta kuptoj dot Sylvinjon teksa preferon ne ekip e ne loje Seferin perpara Mucit, sikurse se kuptoj dot gjithashtu qe Spahiu anonim preferohet perpara Mujes se afirmuar.

Humben ne nje ndeshje nervash dhe ne nje ndeshje taktike ku betejen mes brazilianit Sylvinjo e francezit Sanjol e fitoi zgjuarsisht ky i fundit.

Humbem ne fushen tone e perpara tifozeve tane te zjarrte dhe kjo dhemb e djeg shume, sepse jo vetem humbem por edhe zhgenjyem se tepermi me loje e me gjithçka.

Nje Gjeorgji shume te disiplinuar e te vendosur saktesisht taktikisht dhe hermetikisht ne mbrojtje s’mundem ta cajme e as te c’disiplinojme dot ne asnje moment. Rame ne kurthin e gracken e tyre dhe normalisht morem ate qe merituam ne kete ndeshje – humbjen.

Me ata lojtare qe kishte ne dispozicion Sylvinjo per kete ndeshje formacioni startues me Hoxhen ne fushe mua mu duk i sakte…me pas edhe me spostimin e Bajramit perpara e futjen e Lacit ne loje e ne mesfushe ideja per te luajtur njejte si ne Prage ndaj Ukraines mendoj se ishte i pranueshem e llogjik.

Mungesat e shumta te Brojes, Dakut, Mucit, Mujes, Gjimshitit, Ajetit, .mbajtjes se Uzunit ne stol natyrisht qe bene te veten. Eshte disi paradoksale dhe e pa pranueshme qe brenda tre ditesh te shohesh nje Shqiperi me dy fytyra, nje fituese jashte fushes se vet dhe nje tjeter humbese ne fushe te saj.

Ashtu siç deshironin dhe siç e kishin kalkuluar gjeorgjianet e trajneri i tyre, ashtu vepruan. U mbrojten fort, mbuluan mire ne mesfushe kundersulmuan rrezikshem dhe ne te 71′ pas nje goditje perfekte nga jashte zone te Kochorashvili na ndeshkojne, na shenojne dhe ky gol ju jep fitoren 1-0 ne Tirane dhe i le te vetem ne krye te grupit tone me 6 pike, pas dy ndeshjesh e dy fitoresh.

Asnje goditje e asnje rast goli prej nesh ne porten gjeorgjiane ne nje ndeshje ne fushen tone kjo duhet te na shqetesoje fort. Menyra se si luajti Gjeorgjia ja veshtiresoi se tepermi lojen e ndeshjen Shqiperise dhe ketu ka pjesen e vet te fajit e te pergjegjesise per kete lloj loje tonen e vecmas per kete lloj humbje trajneri yne Sylvinjo.

Te dyja skuadrat u mbrojten fort e u ruajten nga cdo lloj gabimi pasi e kishin te qarte se kush do gabonte do pesonte dhe realisht keshtu ndodhi.

Se kuptova pse trajneri yne e pse lojtaret tane duke e pare se si po luante Gjeorgjia ne mbrojtje nuk preferuan kundersulmin e shpejte e te befasishem, hyrjet ne zonen e kundershtarit dhe vecmas goditjet e forta e te befasishme nga jashte zones.

Faleminderit Strakoshes qe na shpetoi 2 here ne fund te ndeshjes se ndryshe humbja mund te kishte qene edhe me e hidhur akoma. Ate qe duhet te benim ne ne fushen tone, e beri Gjeorgjia gjate gjithe ndeshjes dhe ia doli. Ishim fatkeqesisht shume larg nga ndeshja e tre diteve me pare ne Prage kunder Ukraines ndaj dhe u zhgenjyem kesisoj.