Edhe pse eshte ende heret per nje pohim te tille une mund ta them me plot gojen se PO kjo Vllazni eshte per Kampione dhe mund te dale nga objektivi i saj vetem nese gabon vete pasi askush tjeter nuk mund ta pengoje dot drejt rruges se nisur.
E ndoqa sot me shume interes kryendeshjen e Superliges Vllaznia – Teuta luajtur ne Shkoder. Nje Vllazni brilante ne te gjitha aspektet ne pjesen e pare madje me nje lloj futbolli te bukur, argetues, klasik , te disiplinuar taktikisht ku skuadra sa ne mbrojtje e po aq edhe ne mesfushe e sulm vepronte si nje Fizarmonike ritmike aq sa do t’ja kishin zili menyren e lojes edhe ekipet me te zeshme europiane.
Rralle kam pare skuader shqiptare qe te sulmoje me 4-5 lojtare e te mbrohet njeheresh me po kaq te tille pa ceduar kerkundi taktikisht…ndaj dhe me bindin perfundimisht trajneri Brdaric e ndihmesat e tij por edhe interpretuesit e tyre ne fushe se ata jane pretendentet e vetem e te dores se pare te titullit ne Superligen shjqiptare per kete edicion.
Mbi te gjitha kjo Vllazni e sotme dhe e sivjetme ka mentalitet fituesi, seder e grinte e mbi te gjitha e kerkon fitoren dhe rrezultatin pozitiv permes nje futbolli sa profesionist po aq edhe argetues, shenues e rrezultativ…dhe kjo eshte determinante ne rrugen drejt suksesit ne sport.
Nje pjese e dyte disi me e ballancuar por me nje Teute qe nuk arriti dot te barazonte e me nje Vllazni qe dukej se nuk kish ndermend te dilte nga kjo ndeshje pa fitoren e radhes.
Një Vllazni që edhe pse me një lojtar me pak që në mesin e pjesës së dytë …nuk tregoi asnjë lloj shenje inferioriteti ndaj kundërshtarit deri në fund të takimit.Bravo!
Arbitrimi ne kendveshtrimin tim ishte teper korrekt ndaj dhe nuk jam absolutisht dakort me protestat e here pas hereshme te pankines shkodrane pasi jo cdo fershellime arbitri duhet te jete detyrimisht ne favor te tyre.
Shume i sakte Gjyqtari ne ndeshkimin me kartonin e kuq te futbollistit te Vllaznise Hoxha pasi nderhyrja e tij ndaj futbollistit durrsak Pjeshka ishte sa e denueshme po kaq edhe e rrezikeshme.
Sa per rastin e pretenduar nga durrsaket ku Aleksin e pengoi arbitri, mendoj se eshte nje pretendim qesharak pasi nuk di ndonje rast te tille ne bote ku Arbitri te pengoje nje lojtar me nje qellim te caktuar perpos asaj qe do te thoja se si ka mundesi qe aq trashe vete Aleksi shkon e perplaset dhe vete- pengohet ne ate lloj forme krejtesisht a-profesionale me arbitrin, c’ka ndikoi ndoshta edhe ne pesimin e golit per Teuten.
Beri gjithcka trajneri shkodran i durrsakeve Martini per te mos dale i mundur nga kjo ndeshje por te jemi te sinqerte ekipi i tij sot ishte larg te qenit Teuta e tre-kater ndeshjeve te fundit ndaj dhe Vllaznia e meritoi fitoren plotesisht.
Teuta mundet ne Shkoder dhe pas 13 javesh peson humbjen e pare nderkohe qe Vllaznia regjistron fitoren e 9 ne Superlige duke bindur gjithnje e me shume se jo rastesisht eshte aty ku eshte.
Megjithe kohen e keqe e me shi te vazhdueshem prej disa ditesh terreni i “Loro Boricit” ishte ku e ku me i mire dhe optimal per nje ndeshje futbolli krahasuar me stadiumin “me te mire ne Ballkan” e me vleren e 75 milion eurove te batakcinjve Duka e Arben Dervishi me seli ne Tirane.
Ndeshja me pelqeu dhe ishte korrekte ku te dyja ekipet e perligjin plotesisht pozicionin qe ka sejcili ne renditjen e deritanishme te Superliges.