“Une nuk do pranoja kurre ta mbaja ne ceremonine hapese te lojerave olimpike Paris 2024 ate lloj flamuri falls e imitativ te Shqiperise, Made in China, turp per te gjithe ne e se pari per shtetin tone” – ka thene sot publikisht e revoltuar atletja e mirenjohur shqiptare kampionia e Europes ne 3000 metra me pengesa Luiza Gega.

Dhe kulmi eshte se Shqiperine ne Paris e “udheheqin” dhe e perfaqesojne Presidenti i KOKSH, shoku Fidel Ylli e zyrtaret e tij nderkohe qe nje muaj me pare CAS (Arbitrazhi Nderkombetar Sportiv) i deklaroi zyrtarisht ilegal, te pavlefshem e te paligjshem si Asamblene shqiptare te KOKSH po ashtu edhe zgjedhjet e saj si dhe nuk e njeh ne krye te KOKSH edhe presidentin e saj shokun Fidel Ylli duke e shpallur te pa rregullt e te pa pranueshme zgjedhjen e tij.

Gjithashtu nje Gjykate ne Tirane nuk pranoi per regjistrim legal kerkesen e fundit te KOKSH te sotem e te Presidentit te saj F.Ylli. Pra i bie qe ne Paris 2024 Shqiperia perfaqesohet nga nje Komitet Olimpik falls e ilegal …jo zyrtar, jo legjitim e krejtesisht turperues.

Nga 8 sportiste qe e perfaqesojne Shqiperine ne kete Olimpiade 4 sportiste jane pjesmarres pasi kane arritur kualifikimin e mundeshem olimpik dhe keta jane mundesit çeçene qe garojne per Shqiperine Abakarov, Dudajev dhe Valiev si dhe atletja Luiza Gega.

Ndersa sportistet pjesmarres me ftese te CIO jane notaret K.Mece dhe G.Konxhaku si dhe atleti F.Burraj e qitesja M.Konini. Pra nga 8 sportiste perfaqesues te Shqiperise (nje nga pjesmarrjet tona me te uleta ne historine e lojerave olimpike) 3 prej tyre nuk jane shqiptare.

Dje per Shqiperine garoi e para qitesja Manuela Konini e cila ne 10 metra air me pistolete grumbulloi 549 pike dhe nga 44 garues zuri vendin e 43, nje paraqitje kjo shume e dobet.

Aventura e jashteligjeshme olimpike shqiptare me shokun e Partise e te Edvinit ne krye Fidel Yllin vazhdon, sigurisht ne pritje per ta bere edhe me pis akoma sportin shqiptar e sigurisht edhe emrin e Shqiperise. Sa turp por edhe me e turpeshme akoma eshte heshtja skandaloze ne kete rast e vete shtetit shqiptar.