Ani pse dikush çmendurisht i quajne te dy tradhetare, pse i biri zgjodhi Irlanden e jo Shqiperine.
…Dhe keta etiketuesit e paguar qe sot te shpallin Tradhetar e neser Hero harrojne qe ne Shqiperine tone halle shume e xhungel, i keq e i poshter je po te shash, kritikosh e sulmosh shtetin tend te degraduar ,qeverine tende te korruptuar , politiken alla shqiptare te degjeneruar e politikanet tane menderisht te pergjysmuar.
Kete ka bere por ne fushen e tij edhe ish kapiteni i kombetares kuq e zi Rudi Vata duke qene me te drejte e si profesionist nje nga zerat me kritike ndaj Armando Dukes e FSHF se tij skandaloze ndaj dhe nuk duan ta shohin me sy…ndaj edhe e harruan dhe kerkojne mundesisht qe ta fshijne fare edhe gjithe ate kontribut te madh e cilesor nder vite qe Rudi ka dhene per futbollin shqiptar.
Dhe si “shperblim” per te vertetat e hidhura qe i thote hapur e publikisht Rudi, e pesoi i biri Roko, te cilit Duka & Co i mbyllen dyer e dritare dhe sot kane goje e surrat ta quajne madje deri edhe tradhetar pse zgjodhi Irlanden e jo Shqiperine e Dukes.
Ikni pyesni edhe nje tjeter ish shume te suksesshem te kombetares sone, gjithashtu nje ze i forte kritik ndaj Dukes e institucionit te tij-Eduard Abazin dhe t’u rrefeje e tu trondise ai teksa te degjoni prej gojes se tij se perse te dy djemte e tij qe sterviten profesionalisht prej vitesh e tashme luajne ne Portugali dhe perkunder deshires se tij e te tyre nuk bejne pjese ne asnje ekip kombetar moshash te Shqiperise.
Dhe vend per te luajtur ne Shqiperine e Dukes ne çdo kohe e ne cdo ekip e se shpejti edhe ne kombetare ka sigurisht per te birin e Igli Tares, bashkepunetorit e mikut te ngushte te Edi Rames ani pse se njeh kerkushi çfare luan, ku luan e me ke luan boll qe babai i tij vazhdon ende “te luaje”, edhe pse jo futboll por nje lloj sporti tjeter.
Dhe mjaft te hedhesh syte e vemendjen nga ekipet kombetare te moshave te Shqiperise ku luajne baballaret e jo femijet e tyre e ku prej vitesh ato munden rregullisht me nga 3- 5 gola ne çdo ndeshje e ne çdo aktivitet nderkombetar dhe…no comment.
Dhe s’ di pse mu kujtua nje tjeter rast tipik alla shqiptar i ngjashem te cilin une e familja ime e kemi pesuar vete ne kurriz vite me pare.
Ne vitet 90 Edmond Dosti – Mokja i Lacit e i Partizanit e me pas edhe i Kombetares Olimpia Lubjanes Slloveni, Gracit e Klagenfurtit Austri etj etj, djali i xhaxhait tim edhe pse ishte ne kulmin e formes e prej dy vjetesh goleshenuesi me i mire i futbollit shqiptar, nuk thirrej asnjehere ne kombetar dhe aresyeja “shqiptare” e ketij veprimi absurd isha une djali i tij i xhaxhait me profesion gazetar qe vazhdimisht isha kundershtar i ashper publik i FSHF, drejtuesve e i disa trajnereve te asaj kohe.
Kur ta mbylli gojen ai Nipi yt atehere Mokja qe neser do jete i pari ne listen e Kombetares, pat guxuar t’i thote xhaxhait tim te ndjere nje nga ata koqet e atehershem te Federates.
Dhe sa raste te tjera te tilla ka o njerez e ne nxitojme te quajme tradhetare nje djalosh si Roko te cilin tradhetaret tane te vertete e detyruan te zgjedhe Irlanden profesioniste ne vend te Shqiperise mafioze te mafiozeve Duka me shoke.
Une jam me ju Rudi & Roko, tradhetaret nuk jeni ju! Ata historikisht i kemi patur e i kemi mes nesh ndaj dhe thiken pas shpine na i kane ngulur jete e mot ndaj dhe jemi ketu ku jemi si vend e si popull e nje zot e di kur do mundemi te bejme qofte edhe nje hap te vetem perpara.