Para fillimit te ndeshjes se sotme te Superliges shqiptare ne Shkoder mes Vllaznise e Partizanit ka ndodhur nje ngjarje e shemtuar me autoresi klubin e Partizanit, ç’ka nuk e nderon por e turperon kete klub e qe duhet konsideruar nderhyrje brutale e politikes ne futbollin shqiptar dhe qe e ben vertet pis kete te fundit.

Te urdheruar nga lart e vecmas me siguri absolute nga Presidenti Demi (mik i ngushte i Bashkim Finos) por edhe nga drejtori Olsi Rama, vellai i te cilit qeverisi per kaq kohe duke pasur ne krah te djathte te tij pikerisht Bashkim Finon, futbollistet e Partizanit kane dale ne fushe me fanella ku ishte e stampuar fotografia e neokomunistit ne fjale dhe kane nderuar “kujtimin” e tij!!!

Nderkohe ne krahun tjeter futbollistet dhe ekipi i Vllaznise permes nje fotografie e dy- tre fjalive njerezore e sportive i kane uruar 77 vjetorin e lindjes njeres prej ikonave, simboleve e legjendave futbollistike te qytetit te Shkodres, Mjeshtrit te madh te futbollit shkodran e atij shqiptar Ramazan Rragami. Me bukur s’ka si behet!

Me pas te dyja ekipet kane mbajtur 1 minute heshtje po ne nderim, kujtim e respekt te Finos se ndare nga kjo bote pak dite me pare!!!

E me siguri ne kete mes si Vllaznia e po ashtu edhe Partizani jane urdheruar e kane mare miratimin perkates nga FSHF e cila kontrollon aktivitetin ne fjale Superligen Shqiptare.

E nese Partizani e drejtuesit e tij koke e kembe te politizuar ja arriten plotesisht qellimit te tyre per Vllaznine qe veproi aq bukur ne rastin e urimit te ditelindjes se Mjeshtrit Rragami eshte e pa faleshme te pranonte mbajtjen e 1 minute heshtje aq me shume ne Shkoder per te nderuar kujtimin e nje neokomunisti fanatik e te pandreqshem qe ishte e mbeti pjese e bandes se banditit kryeminister Rama e pjese e po asaj bande kriminale te Gramoz Rucit qe v.rau 4 djem Nenash demokrate e antikomuniste ne ate 2 prill te pergjakshem te 30 viteve me pare ne Shkoder.

Ja pikerisht per kete e ne nderim e respekt te kujtimit te tyre duhet te mbante 1 minute heshtje Vllaznia e jo te nderonte e respektonte kujtimin e komunistit Bashkim Fino.

Nderkohe qe nderhyrja e politikes brenda nje skuadre e ne rastin konkret tek Partizani nuk eshte se ndodh per here te pare duke i fyer e ofenduar mjaft rende vete futbollistet e ketij ekipi te cilet jane te detyruar te bejne sic ju thone ata lart pra Shefat e tyre e ne rastin konkret Gazi e Olsi por edhe Bracja, Veliaj, Klosi,Balla etj qe njihen si kapo te tifo- grupit VIP te kesaj skuadre.

Por nga ana tjeter jam mese i sigurte qe te fyer e ofenduar duhet te ndihen me kete rast edhe shumica e tifozeve te mire, sportive e te ndershem te kesaj skuadre qe nuk e duan kurresesi ekipin e tyre te zemres qe dikushi t’iu a perdore per qellime te tilla e te pista politike aq me shume teksa kujton qe shume nga ndjekesit e rregullt e te hershem te Partizanit nder vite e dijne fort mire historine e idhet politike qe e shoqeroi per vite me radhe ekipin e tyre.

Dhe nuk eshte hera e pare qe Partizanin e politizojne dhe e bejne kaq shume pis,…pese vjet me pare ne Pallatin e Kongreseve ne 70 vjetorin e klubit u shpalos banderola gjigande me basyretin e Gjeneralit komunist te diktatures Petrit Dume para dy vjetesh Presidenti Demi postoi ne rrjetet sociale nje video te tij e disa fotografi duke drekuar e darkuar ne Sarande me Presidentin e Partizanit te Beogradit e ku shkruante me mikun tim te shkelqyer, partnerin e kolegun nga Serbia fqinje.

As per FSHF qe e lejoi kete lloj turpi nuk eshte hera e pare, madje rasti flagrant eshte fare i fresket kur pak dite me pare ne ndeshjen me Angline, zyrtare te larte te saj thane se foton-simbol te Heroit kombetar Adem Jashari stampuar ne nje banderole pas porte e vendosur nga tifo – grupi Kuq e Zi e hoqen me porosi e urdher te UEFA.

A thua se UEFA na cakton ne shqiptareve se cilet duhet te kemi heronj tanet e cilet jo, se cilet duhet te nderojme e cilet jo…se cilet duhet te shpalosim ne banderola ne stadiumet tona e ciletjo, etj etj. Kuptohet ne te gjitha ato raste kur respektohen rregullat nderkombetare e te vete UEFA ku politika te mos interfereoje ne futboll kurresesi.

Ja po e pranojme si te mireqene qe ne se luanim kunder Serbise nje justifikim i tille edhe mund te pranohej me gjysem zeri nen pretekstin e nje lloj provokimi etj, por c’pune kishte UEFA te hiqte vetem fotografine e Adem Jasharit ne nje ndeshje te Shqiperise kunder Anglise e kete mund ta dijne vetem Duka e bashkepunetoret e tij te politizuar, frikacake e antishqiptare.

Dhe sot keta palaco FSHF-ista e pro UEF-ista qe dje hoqen foton e Heroit Adem Jashari qe luftoi e dha jeten e tij per kombin e vet lejojne ne fushat, stadiumet e aktivitetet tona sportive foton e komunistit Fino qe i beri gropen vendit te vet e madje edhe urdherojn e pranojne edhe mbajtjen e 1 minute heshtje ne nderim, respekt e kujtim te tij.
Eshte po kjo FSHF e po ky Armando Duka si President i saj qe dje deklaronin se po na i aprovoje Rama kerkesat tona te Liges krejt votat e futbollit shqiptar do te shkojne per te me 25 prill te 2021.

Eshte po ky Armando e po kjo FSHF e tija qe dje falen dhunen skandaloze ne Ballsh e sot e kane denuar ate me ashpersine me te madhe pas nje ndeshje mes 19 vjecareve te Teutes dhe Football Republic duke dhene denime te renda dhe ekzemplare nga njera ane mire bejne por pse me dy standarde gjykimi e denimi?

Sepse ishte po kjo FSHF e po ky Armando qe 4 vjet me pare bertisnin e ulerisnin per nderhyrje te politikes ne futbollin shqiptar e madje e akuzonin rende kandidatin politik qe kerkonte tu rrembente FSHF shokun Bashkim Fino e madje i kerkonin edhe ndihme UEFA ne ate rast ndersa sot qajne e qurraviten per Finon e v.dekur shkruajne e dergojne mesazhe publike ngushellimi per humbjen e tij e urdherojne e pranojne turpe e skandale te tilla si ky i sotmi ne Shkoder kur nje ekip i Superliges shqiptare ne nje rast te tille e qe perkon edhe me prag zgjedhjet politike te 25 prillit lejohet te dale ne fushe me fanellen qe mbante te stampuar fotografine e nje politikani aq me keq, te Partise ne pushtet.te nje neokomunisti si Fino e me rende akoma te dyja ekipet urdherohen te mbajne 1 minute heshtje per te nderuar e respektuar figuren e jeten e tij.

Skandali e turpi i radhes si per klubin Partizani po ashtu edhe per vete FSHF e futbollin shqiptar. No comment!
Dikushi duhet te pergjigjet e dikushi madje edhe duhet te ndeshkohet me kete rast pasi veprimi i mesiperm eshte teresisht i denueshem qofte me rregullat e rregulloret tona kombetare e vecmas me ato nderkombetare te FIFA e UEFA….