I ndoqa me aq sa munda te treja ndeshjet e kthimit te turit te dyte te tre skuadrave tona ne Conference League Partizanit, Lacit dhe Vllaznise …e them me aq sa munda per shkak te orarit te tyre.

Nje Partizan konfuz, kaotik, i rremujshem e pa vizion kerkundi…me asnje lloj shprese e besimi tek vetja qe diten qe mesoi emrin e kundershtarit e nje kundershtar qe ne fund te fundit ishte nje ekip krej normal e qe kurresesi nuk mund te te mundte dy here resht e me 5 gola e ti te mos kishe mundesine ti shenoje nje gol te vetem nderi e te pakten ti merrje nje barazim ne fushen tende e mos pranoje humbjen turperuese 3-0 ne fushe te tij…

Thjesht nje Partizan qe per te dyja ndeshjet e humbura me zviceranet e Bazelit 3-0 dhe 2-0 e vecmas per ate c’ka tregoi ne fushen e lojes nuk meriton asnje resht me teper te shkruar…vecse lutjen qe ndeshje e paraqitje te tilla duhen harruar nje ore e me pare…

Laci luajti ne fushen e veshtire te rumuneve te Universitatea te Crayoves fituesee Kupes dhe e Superkupes se Rumanise ne kete edicion…dhe ja doli e bravo i qofte!

Trajneri Duro e djemte e tij shpresuan provuan e besuan dhe ja arriten qe ta ruajne e administrojne ne menyre perfekte fitoren e nje jave me pare 1-0 ne Elbasan …dhe fale barazimit 0-0 arrijne te shkruajne historine e tyre me te bukur ne kupat e europes ku per here te pare kalojne me merite ne turin e trete …

Nje ndeshje me emocione e qe zgjati pertej 100 minutave e ku lacjanet u treguan heroike vertet e te pa gabueshem ku vecmas portieri Sherri meriton pergezimet e vecanta te rastit…

Nuk me pelqeu menyra se si Laci u terhoq ne pjesen e dyte ku edhe mund te pesonte gol nga minuta ne minute sikurse ishte efektive ne disa momente loja me kundersulmin e shpejte c’ka i zuri rumunet dy tre here gafil e me pak kujdes lacianet edhe mund te kishin shenuar

Gjithesesi bravo….urime e suksese krejt djemve te ekipit te Lacit , stafit te tyre drejtues me ne krye trajnerin Shpetim Duro por edhe presidences se ekipit me ne krye Presidentin Pashk Laska…

Ne turin e 3 Laci do te kete perballe skuadren e forte e te njohur belge Anderleht…nje paraqitje dinjitoze do te ishte mese e mjaftueshme dhe krejtesisht e mundeshme …madje pse jo …ne fushen tone duhet te synojme edhe per nje rrezultat pozitiv ku barazimi do te ishte mese dinjitoz…dhe jo edhe aq i veshtire sa c’ mendojne skeptiket e ata qe te mundin ende pa e zhvilluar ndeshjen duke te bombarduar me historira e e emra ekipesh te medha…

Vllaznia eshte mundur edhe ne ndeshjen e kthimit ne fushe te vet e serish me te njejtin rrezultat 1-0 nga qipriotet e Ael Limassolit.

Nje Vllazni qe la shume per te deshiruar ne lojen e saj ne te gjitha aspektet e ne cdo drejtim… nje Vllazni totalisht zhgenjyese e shume larg pritshmerive e sidomos nga ajo loje e nga ai rrezultat qe tregoi pak dite me pare ne ndeshjen e kthimit ndaj boshnjakeve te Shiroki Brijeg…

Mendoj se Vllaznine me se shumti e mundi dhe e eliminoi euforia tipike e njohur shkodrane dhe mbivleresimi i vetes e nenvleftesimi i kundershtarit se sa realisht vete kundershtari qe per mua ishte nen nivelin mesatar e kejtesisht i mundshem per tu mundur e per tu kaluar…

Asgje nuk bene qipriotet per te qene mbi Vllaznine pervec golit qe ju dha fitoren e kualifikimin e merituar…nga ana tjeter absolutisht ne fushe nuk u pa ajo lloj Vllaznie qe duhej ti mundte e ti eliminonte ata ndaj dhe humbja e eliminimi i Vllaznise ishte mese i merituar e per kete fajtore jane se pari vete lojtaret e saj e pas tyre sigurisht edhe stafi i tyre drejtues…

Te pa faleshme e krejtesisht te denueshme veprimet skandaloze te disa tifozeve krejt te pa pergjegjshem ne ”Loro Borici” teksa inatin e humbjes e te eliminimit e nxorren duke hedhur here pas here objekte krejtesisht te ndaluara ne fushen e lojes c’ka eshte rast i perseritur ne fushen e stadiumin e shkodraneve dhe qe jam mese i sigurte se do tu kushtoje shtrenje aq me shume kur gjoba e majme prej UEFA … pas ndeshjes me boshnjaket sapo ka mberritur ne klubin shkodran…

Une pashe nje Vllazni qe ishte thjesht hija e vetes dhe e emrit te saj …dhe pashe edhe ca rrugace ne shkallet e stadiumit qe gjuanin me shishe uji ne fushe lojtaret e qe kurresesi nuk mund te perfaqesojne dot tifozin e mrekullueshem e objektiv shkodran…

Ne turin e 3 …futbolli shqiptar tashme do te perfaqesohet nga Teuta e cila do te kete perballe irlandezet e Shamrock Rovers dhe Laci qe do te perballet me belget e Anderlehtit…