Reagim personal jo si Gazetar por si qytetar e dashamires futbolli…
Karma Parizan Karma…
Nuk kish si të ndodhte ndryshe, perveçse ashtu siç ndodhi ku sot Vllaznia erdhi ne Tirane e mundi Partizanin, i hoqi titullin e i ktheu ca ”borxhe” te hereshme.
Nuk mund te ndodhte ndryshe me kete Partizan per te cilin kam kohe qe bertas e uleras qe eshte mekat qe politika e poshter vazhdon ta mbaje ende peng sikurse e mbajti jo si ekip por si klub qe nga dita e pare e themelimit ne 1946 e deri ne 1991, pEr te vazhduar serisht te njejten histori por te kamufluar disi me ndryshe.
Ne 70 vjetorin e klubit ishte po ky Partizani i tyre qe shpalosi ne Pallatin e Kongreseve ”flamurin e ri te klubit” ku ishte e stampuar fytyra e Gjeneralit kriminel te diktatures Petrit Dume.
Dy vjet me pare Gaz Demi postonte me mburrje e krenari ne rrjetet sociale fotot te tijat… me Presidentin e Partizanit te Beogradit…duke darkuar ne Sarande me ”mikun e kolegun tim te shkelqyer” sic thoshte vete ne komentet e tija Presidenti i te Kuqve shqiptare.
Dhe eshte pikerisht Treshja puro-politike Demi [ bythe e breke e mik per koke i te gjithe politikaneve VIP te se majtes]…Olsi Rama per te cilin thuaj vellai i Edi Rames e i ke thene e gjitha Erion Brace qe meriton gjithe te sharat e kesaj bote me cfaredo lloj fjalori dhe prap i ke thene pak jane pikerisht keta qe jo vetem e kane kthyer serisht kete Partizan ne ekip teresisht te politikes por me keq akoma po e mbajne peng ne menyren me te poshter te mundeshme duke luajtur poshtersisht me historine e ketij klubi e me ndjenjat e tifozeve te tij te shumte brenda e jashte Shqiperie.
Dhe Partizani i Olsit -Demit e i Braces kishte borxhe per te lare dhe i lau pikerisht sot brenda ne fushe te vet sepse zoti eshte i madh vonon por nuk harron si te besh ashtu do te gjesh se ne kete bote s’ka hak pa marre e gjak pa lare
Dy vjet me pare po ky Partizan do te bente aktin e turpshem moral e sportiv teksa i hapte porten Kamzes e rrezonte nga Superliga Vllaznine Djepin e futbollit shqiptar bash ne 100 vjetorin e saj.
Kishte borxhe e gjynahe ky Partizan ndaj trajnerit Skënder Gega që i nxorri Kampion mbas 26 vjetësh e të cilin cubat e larguan aq turpshem.
Pak kohe me pare po ky Partizan fyente e ofendonte rende Shkodren e shkodranet, demokrate e antikomuniste teksa dilte ne fushen e stadiumit Loro Borici te Shkodres me fanellat qe kishin te stampuar fytyren e komunistit te pa ndreqshem Bashkim Fino qe sapo kishte ikur nga kjo dynja.
Nje dite me pare Olsi Rama doli ne nje TV pacavure e nuk la njeri pa share, fyer e ofenduar qe nga Shkodra ne Lac…e qe nga FSHF e deri tek Presidenti i Lacit z.Pashk Laska perpos qe na tregoi edhe jeten e tij personale te cilen mund ta gjenim ne Google[???]
Po ky fare ”buri” foli edhe per aleancat me Gicin e Kukesit e te Partise bashke….dhe beri sikur harroi qe vetem ky Partizani i tyre politik e ka mundur Kukesin ne Superligen shqiptare 4-0 a thoni vertet te jete ”rastesi” por per keto i drejti si Draperi Olsi Rama zakonisht harron te flase e te komentoje.
Ishte po ky Olsi i Partizanit tuaj politik qe tre dite me pare beri skandal ne Durres ku ju turr si cub e si gangsterr Gjyqtarit te ndeshjes O.Ferhati duke e sharre, fyer, ofenduar e kercenuar dhe ajo fare FSHF e mbushur me burracake e frikacake ”e paralajmeroi” Drejtorin Teknik te Partizanit se ne rast perseritje do te denohej nga Komisioni i saj i Disiplines [???]
Karma Partizan Karma…
Ke akoma goxha borxhe e kusure per te lare jo ekipi e jo lojtaret e sigurisht jo edhe stafi teknik e trajneri Daja apo edhe Bozhiqi etj qe jane edhe miqte e mij te mire e te hershem e qe i perkasin totalisht botes e fushes se sportit e kurre jo politikes por saktesisht ajo treshja qe ju permenda me siper.
Ndaj dhe fitorja e sotme dhe ajo c’ka beri sot Vllaznia ne Tirane me gezoi njesoj sikur Shqiperia te kishte fituar Kampionatin Europian te Futbollit.
Urime Vllazni, urime Shkoder e Zoti ju a befte mbare ne gjithcka ishalla!
Dhe duket se eshte viti e sezoni i shkodraneve teksa mendon qe Teuta me trajnerin shkodran Edi Martini pas Kupes e Superkupes te nje viti me pare duket se eshte me prane se kurre tek Titulli Kampion i cili i mungon Durresit qe nga 1994.
Vllaznia pasi ka siguruar nje vend per ne Europe…duket se do te jete nen – kampionia e sivjetme e Superliges [ndoshta edhe Kampione ku i dihet] nderkohe qe ne 30 maj pret ne finalen e Kupes Skenderbeun dhe kerkon sigurisht ta mbylli sezonin te pakten me nje Trofe ishalla e realizon Vllaznia mrekullia e Vllaznia -Perendia thone aq bukur shkodranet.,.. e boll me ken shkodran se tana i ban.
Karma ne Hollande e Karma ne Tirane…
Atje ne Amsterdam ku po perfaqesohet ne Eurovizion Albania u paraqit e eshte tashme ne finale pikerisht me kengen Karma interpretuar mrekullisht bukur nga kengetarja Anxhela Peristeri dhe ishalla Karma e saj i ze te gjithe ata palaco qe ka ne krye sot Shqiperia e qe ja nxine e ja sterrosen jeten atij vendi e atij populli.
Karma ne Tirane ku Partizani politik thyen turinjte ndaj nje Vllaznie teresisht e mrekullisht sportive .
Une Kaq kisha me thene, te tjerat i tha Vllaznia madje shume here me bukur se sa une.,..