Te shumta kan ken shkrimet e mia per ecurine e Vllaznise, por asnjehere per ata- per oksigjenin e ketij ekipi, per ata qe bajne kilometra per te mbeshtet ekipin e zemres, dashnine e pare te tyre, per “babloket” e tifoskenes shqiptare VLLAZNIT ULTRAS.
Padyshim asht e vetmja tifozeri ne futbollin shqiptar qe ne fjalorin e futbollit i jep leksione çdonjerit se si duhet mbeshtet dhe perkrah ekipi ne dite te mira dhe te keqija, kur ekipi eshte ne gare per trofe por dhe kur prek fundin ma te hidhur te historise shumevjeçare sepse siç e thojne dhe ata: futbolli ka lind n’Shkoder dhe ashtu asht.
Shprehja kur per Shkoder i flas fmis, gjithmone ja nisi prej Vllaznise duket se asht fjale me vend. Ne Shkoder jane te infektuar me Vllaznine, me energjine pozitive dhe me kenaqesine qe te fale loja ma e bukur, futbolli.
Por Shkodres i mungon “ajo”, ajka, medalioni ate qe çdo tifoz shkodran enderron, titullin kampion. Jane plot 23 vite qe ky qytet nuk ka nje kupe kampioni per ta vendos ne vitrinen e klubit.
Jam i sigurt qe deshira e çdo qytetari shkodran asht qe Vllaznine ta shohin kampjone dhe te rikthehen serish ato emocione te munguara. Pavaresisht se Vllaznise i mungon fitimi i titullit prej vitesh e kunderta ndodh, tifozeria e saj kuqeblu e fiton çdo vit ate me elegance ne organizim dhe klas ne mbeshtetje.