Jam me te vertete i trishtuar pas humbjeve turperuese te skuadrave tona ne kompeticionet europiane.Me shume i merzitur jam nga eliminimi i Lacit qe burrerrisht ne ndeshjen e pare ia doli me 10 futbollistet te marre nje barazim te merituar, por sot nuk i ka bere mire detyrat deri ne fund dhe i ka thene lamtumire vazhdimit per ne Europe.

Vllaznia nga ana e saj nuk i ka bere balle termetit 3 ballesh ne Krajove dhe perpos deshires se madhe te tifozerise, nuk ka bindur ndaj rumuneve qe kishin jave qe cedonin ne kampionatin e tyre kombetar me barazimet e arritura.

Edhe Tirana kampionia jone duket shume e trullosur ne fushen e lojes dhe bardheblute jane konfuze ne cdo sektor te fushes duke mo’s treguar asgje pozitive.

Thjesht nje zhgenjim per tifozerite e ketyre tre skuadrave, te cilat besuan shume per endrren europiane ,por ne fund te 180 minutave mbeten jo vetem te zhgenjyera por edhe te merzitur nga paraqitja e skuadrave.

Mund te gjejme 1000 arsye per keto deshtime te skuadrave tona ne Europe ,por mendoj se vonesa ne pergatitjet sa me mire te ketyre sfidave dhe euforia kane qene shkaku kryesor I eliminimit nga Europa.