Më në fund arbitrat triumfuan mbi vetveten. U bënë të guximshëm dhe u ndërgjegjësuan se futbolli i kohës kërkon arbitra cilësorë. Historiku i tyre, sidomos në këtë kampionat, ka qenë tepër negativ dhe me influenca direkte në rezultatin e ndeshjeve. Në pamje të parë, të gjithë e dëshironin këtë ndryshim, por kur ai dha shenjat e para, jo të gjithë e mbështetën.

Më e keqja është se ky ndryshim nuk u mirëprit nga një pjesë e mirë e drejtuesve të ekipeve, një pjesë e specialistëve në studio si dhe nga disa futbollistë. Por, pse ndodhi kjo? Me sa duket, mesazhi se arbitrat në javët e ardhshme do të tregoheshin më kurajozë në ndëshkimin e të gjitha shkeljeve brenda 16- metërshit, nuk u mor si serioz nga trajnerët dhe futbollistët e tyre. Ishte ky shkaku që në këtë javë u akorduan gjashtë penallti.

Edhe pse shkeljet e bëra nga mbrojtësit ishin shumë të pastra, drejtuesit e tyre nuk e mirëpritën këtë qëndrim të ri të arbitrave. Gabimi i tyre ishte se nuk tërhoqën vëmendjen e lojtarëve mbrojtës, për të hequr dorë nga stereotipi i vjetër, të cilin, në fakt, e kishin kultivuar vetë arbitrat me mosveprimin e tyre, në rastet e shkeljeve të dënueshme me penallti dhe aktet e disiplinës.

Të dyja rastet e penalltive ndaj Partizanit janë gabim direkt i mbrojtësve të kuq. Lojtari i Tiranës doli ballë për ballë me portierin e Partizanit. Probabiliteti për të shënuar në atë pozicion ishte vetëm 50%. Në rregullore është e përcaktuar qartë se mbajtja ose shtytja e pastër e një sulmuesi, për të evituar një gol të mundshëm, veç penalltisë ndëshkohet edhe me karton të kuq. juxhin xhaja, ermal barushi, ridiger cokaj

Pra, një mbrojtës pa kulturën e duhur sportive, nga 50% mundësi që kishte sulmuesi për të shënuar gol, i jep ekipit kundërshtar 150% avantazh. I jep një gol nga penalltia dhe detyron ekipin e tij të luajë me një lojtar me pak. Pra, realisht ai që e dëmtoi ekipin e Partizanit nuk ishte arbitri Xhaja, por mbrojtësi i tyre, Bitri. Po kështu, e pajustifikuar ishte edhe ndërhyrja e mbrojtësit në penalltinë tjetër, sepse shansi për të shënuar një gol nga sulmuesi i Tiranës ishte jo i madh.

Të dyja penalltitë e shkaktuara nga mbrojtësit respektivë në ndeshjen TeutaKukësi ishin fëminore dhe krejtësisht të panevojshme. E tillë ishte edhe ndërhyrja e mbrojtësit gjirokastrit. Rastet e mësipërme dhe shumë të tjera si këto që kemi parë në vazhdimësi, jo vetëm nga ekipet e ndryshme, por edhe te lojtarët e ekipit kombëtar, tregojnë hapur se shumë prej futbollistëve tanë u mungon kultura e nevojshme sportive.

Është detyrë e stafeve drejtuese t’i qartësojnë futbollistët për të kuptuar mirë efektet negative të të gjitha shkeljeve, veçanërisht të atyre që arbitrat janë të detyruar t’i ndëshkojnë me karton të kuq. Shumë prej miqve të mi në studiot përkatëse janë shprehur se arbitri Xhaja nuk duhet ta ndëshkonte me karton të kuq mbrojtësin e Partizanit, duke e justifikuar këtë me rëndësinë e veçantë të kësaj ndeshjeje.

Kjo kërkesë nuk përputhet as me frymën e rregullores dhe as me parimin e drejtësisë në sport. Imagjinoni për një moment sikur fitues të kishte dalë Partizani… A do ta konsideronin të drejtë tifozët e Tiranës vendimin e arbitrit Xhaja, kur Partizani padrejtësisht do të luante me një lojtar më shumë? Natyrisht që jo, prandaj edhe arbitri Xhaja zgjodhi rrugën më të drejtë si profesionalisht, ashtu edhe moralisht. Nëse arbitri Xhaja veproi drejt në vlerësimin e momenteve më të rëndësishme të ndeshjes, ai gaboi në një prej komponentëve të saj dhe pikërisht në kontrollin jo të mirë të akteve disiplinore të lojtarëve të veçantë.

Nuk është detyrë e arbitrit që të bëjë politikë në vendimmarrjet e tij, veçanërisht në aktet disiplinore dhe as të shqetësohet se sa kartonë jep në një ndeshje. Këtë duhet ta bëjnë drejtuesit e ekipeve. Arbitri duhet të japë vendimin e drejtë për atë që shikon. Arbitrat Xhaja, Ziri dhe Meta, por edhe të gjithë arbitrat e tjerë, që padrejtësisht Arbitrat e filluan kthesën me Xhajën, por tani duhet një test kulture Jareci t’i lërë përrallat me VAR dhe t’i dalë në ballë mbrojtjes së tyre u vunë nën kritika për vendimet e tyre të drejta dhe të guximshme, duhet të vazhdojnë kthesën e nisur dhe të mos thyhen nga kritikat joprofesionale.

Ndërkohë, Sektori i Arbitrimit duhet t’u japë mesazhe publikisht shumë të qarta të gjithë drejtuesve sportiv, futbollistëve dhe atyre që i kushtojnë kohë futbollit, se koha e tolerimeve ka marrë fund. Asnjë akt disiplinor apo shkelje brenda zonës së penalltisë, nuk do të ngelë pa u ndëshkuar. Një filozof francez thotë: “Ndajmë kufijtë, pastaj bëjmë bashkimin”, që do të thotë se veçanërisht futbollistët duhet ta kuptojnë mirë se ku është kufiri i ndëshkueshmërisë së tyre nga arbitrat. Z. Jareci duhet të dalë në ballë të këtij qëndrimi të ri.arbitrat

Përrallat me VAR-in që tha në studion televizive nuk shërbejnë për të marrë në mbrojtje vendimet e drejta dhe të guximshme të arbitrave të cilët gjykuan në këtë javë. Jo vetëm për z. Jareci, por edhe për çdo të interesuar, duhet të jetë e qartë se teknologjia dhe rregullat e funksionimit të sistemit VAR veçse u krijojnë mundësinë arbitrave që të shikojnë disa herë rastin në fjalë, por nuk e thonë ato fjalën e fundit.

Këtë e thonë arbitrat e caktuar për këtë punë, që do të thotë se kujtdo që do t’i besohet kjo detyrë, duhet të jetë një njohës dhe interpretues shumë i mirë i rregullave të lojës. Për fat të keq, niveli sotëm nuk është i mjaftueshëm. Ka ardhur koha që asnjë person që pretendon për t’u futur në radhët e arbitrave nuk duhet të pranohet më pa iu nënshtruar një testi të plotë kulture, inteligjence dhe përgatitjeje fizike. Ky test seleksionues duhet të bëhet edhe tek arbitrat ekzistues.
*Opinioni eshte botuar ne “Panorama Sport”